FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

28 të arrestuar në 24 orët e fundit, Balla: Policia luftë frontale krimit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas aksioneve të policisë, ku janë arrestuar 28 persona në 24 orët e fundit.

Balla shprehet se policia i ka shpallur luftë krimit.

Ai thekson se po goditet armëmbajtja pa leje, që është burimi kryesor i krimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Policia e Shtetit vijon të godasë çdo ditë fenomenin e armëmbajtjes pa leje, i cili mbetet burim për ngjarje kriminale. Tetë armë zjarri, mina me telekomandë, municion luftarak, shuma parash të vjedhura, lëndë narkotike dhe sende të tjera janë sekuestruar, duke çuar në arrestimin në flagrancë të 28 shtetasve, gjatë 24 orëve të fundit, në Tiranë, Durrës, Elbasan, Vau i Dejes, Lushnjë, Fier, Vlorë, Lezhë, Gjirokastër, Korçë, Dibër, Berat dhe Kukës. Pres reagim edhe më të ashpër ndaj krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti”, tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?