3 ushtarë amerikanë u gjetën të pajetë në Lituani, Rama: Jemi pranë Shteteve të Bashkuara

3 ushtarë amerikanë u gjetën të pajetë këtë të hënë në Lituani, pasi rezultonin të zhdukur që prej 25 Marsit. Ata humbën jetën gjatë stërvitjes ushtarake në kuadër të operacionit të njohur “Zgjidhja atlantike”, që nisi pasi Rusia pushtoi Krimenë.
Kryeministri Edi Rama në një postim në X, shpreh ngushëllimet për humbjen e 3 ushtarëve, duke theksuar se Shqipëria është gjithnjë pranë SHBA-ve.
”Lajm tragjik nga Lituania. Humbja e ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes së fundit ushtarake është një kujtesë e dhimbshme e rreziqeve që mbartin ata që shërbejnë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre. Si gjithmonë, Shqipëria qëndron në krah të Shteteve të Bashkuara dhe Komandantit të saj të Përgjithshëm”, shkruan kreu i qeverisë.
Tragic news from Lithuania. The loss of U.S. soldiers during the recent military exercise is a painful reminder of the risks borne by those who serve. Our thoughts and prayers are with their families. As always, Albania stands with the United States and its Commander-in-Chief…
— Edi Rama (@ediramaal) March 31, 2025