300 familje të prekura nga tërmeti gati të marrin shtëpitë e reja në Kombinat

Një zonë banimi, me kushte e standarde bashkëkohore, do u japë mundësinë 300 familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Kombinat, të nisin një jetë të re në apartamente me kushte shumë herë më të mira. Duke inspektuar punimet që janë drejt përfundimit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se do të ndiqet e njëjta metodë në hedhjen e shortit, si në rastin e banesave në zonën e “5 Majit”.

Ai siguroi se pavarësisht betejave penguese nëpër gjyqe nga partitë politike dhe problematikat e hasura me bllokimin e punimeve, Bashkia e Tiranës nuk e ka ndaluar asnjëherë punën. “Sot është një ditë e bekuar sepse kalojmë nga kur thoshim ‘mjerë ata që humbën shtëpitë e tërmetit’, në ‘lum ata që do të marrin shtëpitë e reja’. Ju jam mirënjohës për punën sepse dua që, kur qytetarët të kthehen nga pushimet në shtator, të gjejnë shkolla të reja, kopshte të reja, çerdhe të reja, dhe sidomos për qytetarët e Kombinatit të japim këto 300 apartamente, që zgjidhin pjesën më të madhe të nevojtarëve. Për të gjithë ato familje që kanë 5 vite që presin të vijë kjo ditë, më në fund kemi këtë lajm të mirë. Sigurisht, këtë lajm të mirë mund ta kishim patur më shpejt nëse nuk do kishim pasur problematikat që kemi hasur këtu me bllokimin e punimeve, me partiçka që na kanë çuar në gjykatë, ndërkohë që vetë sot nuk ekzistojnë më, kanë ndërruar emrin dhe janë bërë copë çikë”, tha Veliaj.

Ai përmendi disa raste të projekteve dhe investimeve publike, investime të bllokuara prej ngërçit të krijuar nga disa institucione vendimmarrëse në vend. Kreu i Bashkisë u drejtoi një thirrje publike institucioneve gjyqësore, që të bashkëpunojnë në të mirë të interesit publik, për të çuar përpara punët e qytetit dhe të mos fokusohen tek interesi privat i disa zaptuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“90% të punëve i kemi me gjykatat administrative e civile. Sot vazhdojmë të jemi të bllokuar; pra, po mbarojmë ndërtimin këtu, por nuk kemi filluar te një seksion tjetër sepse një gjyqtar ka dhënë një masë bllokimi të punimeve. Një gjyqtar tjetër ka dhënë masë bllokimi për parcelat e varrezave në Sharrë. E njëjta gjë me një gjyqtar tjetër: njëri nga ndërtuesit, që ka ndërtuar pa leje mu në buzë të liqenit, ka vajtur në gjykatë dhe gjykatësi, mes interesit publik, – të atyre 250 mijë vetëve që argëtohen tek Parku i Liqenit, që është mushkëria më e rëndësishme e Tiranës, – dhe një zaptuesi, ia ka dhënë zaptuesit. Një gjyqtar tjetër, ka bërë të njëjtën gjë me një çerdhe dhe ne nuk lirojmë dot territorin e çerdhes. Po presim 7 vjet të zgjidhim çështjen e Kopshtit Botanik, e kështu me radhë. Kur të shkruhet një ditë historia e këtij qyteti, do të kujtohen edhe partiçkat, por edhe gjyqtarët, edhe ata që e penguan në mënyrë makabre zhvillimin e këtij qyteti”, tha Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për kreun e Bashkisë, thelbi nuk është vetëm dhënia e shtëpive, por sigurimi i një bashkëjetese cilësore e të sigurt, si dhe krijimi i një hapësire komunitare për banorët. Për këtë arsye, ai kërkoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e banorëve.

Në zonën ku po ndërtohen banesat e reja në Kombinat, janë parashikuar objekte banimi me 6 dhe 8 kate, për banorët e prekur nga tërmeti i 2019, të cilëve, banesat u janë shpallur të pabanueshme nga ekspertizat, si dhe objekte Administrative dhe Sociale. Zona do të ketë sheshe urbane ndërthurur me banesa, pedonale dhe rrugë për biçikleta. Ndërtimi i banesave do të jetë gërshetuar edhe me ndërtimin e objekteve arsimore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?