FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

35 milionë dollarë për rrugën Elbasan-Tiranë, Dervishaj sqaron PS-në për arsyet e shtesës

Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj ka dhënë sqarime ditën e sotme në Kuvend, në lidhje me shtesën prej 35 milion dollarësh që është kërkuar nga kjo ministri për rrugën e Tiranë-Elbasan.

Gjatë fjalës së tij, Dervishaj ka theksuar se ishte e nevojshme kjo shumë, si dhe është rënë dakord me të gjitha institucionet e tjera në lidhje me proceduarat.

“Kërkon një shtese prej 35 milion dollarësh, është dakortësuar nga të gjitha palët dhe nga Ministria e Financave. Dua të theksojë se ka ndodhur një aksident që ka shkaktuar vonesë në kohë dhe kosto në shtesë, dua të evidentojë se ka pasur që në fillim të këtij projekti studim jo të plotë gjeologjik. Rrëshqitja është rreth 10 km që kërkonte studime të plota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është për shkak se në fillim ka pasur nxitim për ta përfunduar autostradën shpejt dhe që krijuan edhe problematikat e shfaqura. Kemi dhënë shpjegim, aty ku ka shkelje do ketë dhe masa por gjeja më e rëndësishme është të përfundojmë rrugën.”, – tha Dervishaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?