4 tërmete tronditën Tiranën dhe Shqipërinë. 40 lëkundje në një orë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë dhe në pothuajse në të gjithë vendin. Të dhëna zyrtare pohojnë se janë regjistruar 4 tërmete, njëri pas tjetrit. I pari ka qenë më i fuqishëm, me magnitudë 5.2 ballë të shkallës rihter me epiqendër në Gjirin e Lalzit, ndërsa i dyti më i lehtë, me 3.9 ballë, por po aq i frikshëm, me qepiqendër në detin Adriatik. Tërmeti i tretë është regjistruar në orën 13:24 me fuqi 4.3 ballë, me epiqendër sërish në zonën e Hamallajt, dhe i katërti në orën 13:35 me magnitudë 3.8 ballë.

Në gjuhën popullore 5.2 rihter përkthehet në 6 ballë. Tërmet i fuqishëm dhe panik i madh.

Lëkundjet u ndjenë në orën 11:03 dhe janë regjistruar me magniturë 5.2. Të gjithë banorët e Tiranës dhe zonave përreth kanë dalë nga shtëpitë. Epiqendra e tërmetit ishte 28 km në veriperëndim të Tiranës. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Vlorë, Durrës dhe Fier. Ndërkohë mësojmë se tërmeti ka qenë aq i fortë saqë ka “shkundur” dhe Kosovën.

Sizmiologu Rexhep Koçi, pohoi se vala goditëse e tërmetit ka qenë me magnitudë 5.2 ballë i shkallës rihter. Ai thotë se lëkundjet kanë qenë të forta dhe një magnitudë e tillë bën që të jemi në një situatë në kufijtë e alarmit.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 5.2 ballë i shkallës rihter. Jemi në një situatë pothuajse alarmante. Janë ndjerë rreth 20 lëkundje. Epiqendra ka qenë në Hamallaj, në Durrës.

”Pavarësisht lëkundjeve të forta dhe panikut që ka shkaktuar te banorët, ende nuk raportohet për dëme materiale, ndërsa probleme janë shkaktuar me lidhjet e internetit dhe telekomunikacionit”,-tha Koçi. Nga ana tjetër, mësohet se deri më tani ka pasur 22 lëkundje.

Pavarësisht se kohët e fundit flitet shumë për degradimin dhe rrezikun e godinës së Teatrit, asnjë dëmtim nuk ka pësuar kjo godinë nga lëkundjet e tërmetit. Por dëmtimit nuk i ka shpëtuar godina e kryesisë së Kuvendit. Nga njoftimet e fundit thuhet se ka pasur çarje edhe godina e Kryesisë së Kuvendit.

Tërmeti në Tiranë, njerëzit në panik dalin nga ndërtesat (FOTO/VIDEO)

Lajme në lidhje me tërmetin

SHKARKO APP