”5 prioritetet për turizmin”, Basha tregon planin nga demokratët euroatlantikë për zgjedhjet në 2025
Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka publikuar prioritetet kombëtare të programit për turizmin. Basha thotë se duke ndjekur modelet rajonale do të subvencionohen një pjesë e mirë e fuqisë punëtore në sektorin e turizmit, si dhe do të hapen 4 shkolla profesionale me fokus këtë sektor. ”Zhvillimi i infrastrukturës dhe platforma jonë e taksave të ulëta do të mundësojë që operatorët turistikë, të çliruar nga kosto e lartë e infrastrukturës së dobët dhe nga taksat e larta të qeverisjes qëndrore dhe lokal”,-thotë Basha.
Postimi i plotë
Turizmi është prioritet kombëtar në programin tonë:
1. Sipas modeleve më të përparuara rajonale, do të subvencionojmë një pjesë të mirë të fuqisë punëtore në sektorin e turizmit, për periudhën jashtë sezonit, për t’i mundësuar atyre të ardhura gjatë gjithë vitit dhe familjeve të tyre të qëndrojnë në Shqipëri;
2. Do të hapim 4 shkolla profesionale me fokus turizmin;
3. Përmirësojmë rrjetet e brendshme të infrastrukturës kombëtare duke bërë të mundur ndërtimin dhe vënien në funksion të korridorit Adriatiko-Jonian pa pagesë në fund të mandatit të parë qeverisës;
4. Heqim pagesën për çdo makinë në Rrugën e Kombit;
5. Bëjmë të mundur rehabilitimin e aksit rrugor Shkodër-Tropojë-Kukës-Dibër-Librazhd-Përrenjas-Pogradec-Korçë-Ersekë-Leskovik-Përmet-Gjirokastër që njihet si unaza lindore kombëtare.
Zhvillimi i infrastrukturës dhe platforma jonë e taksave të ulëta do të mundësojë që operatorët turistikë, të çliruar nga kosto e lartë e infrastrukturës së dobët dhe nga taksat e larta të qeverisjes qëndrore dhe lokal