50 mijë vota të pavlefshme. A flet kjo video për manipulim “industrial”?
Ajo që bie në sy gjithmonë e më shumë në këto votime është numri jashtëzakonisht i lartë i votave të pavlefshme. Pa u numëruar akoma gjysma e kutive, rezulton se janë 47.615 vota të pavlefshme, që e përkthyer në mandate, do të ishte afro për katër mandate deputeti.
Ky është një rekord që as nuk afrohet gjëkundi me vitin 2017, kur ishin rreth 32 mijë vota të pavlefshme në total. Por a është përdorur taktika e votave të pavlefshme për manipulim në shkallë të gjerë?
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video-denoncim, ku shihet se si votat bëhen të pavlefshme në Tepelenë.
“Këtij i thonë numërim! Me laps në dorë duke “votuar” ose bërë të pavlefshme fletët e votimit. Në KZAZ 79 Tepelenë,” shkruan Berisha.
- Po fillon ngjitja e pandalshme e PD-LSI, në 50 përqind te kutive të pa numëruara
- Raporti paraprak i OSBE/ODIHR: Presioni ndaj administratës dhe nxjerrja e të dhënave personale, problem shqetësues për zgjedhjet
- Skandal në Elbasan, votat e PD-së i jepen një tjetër partie
- Lulzim Basha: Opozita ka fituar, deri tani janë numëruar vetëm kutitë e bastioneve të PS
- Grida Duma: Jemi drejt një rezultati të jashtëzakonshëm!
- Agron Gjekmarkaj: PD synon mandatin e pestë në Lezhë!
KOHA JONË SONDAZH

