500 mijë euro një parti opozitare, që të “tradhtonte” Bashën

“Një kryetar partie opozitare refuzoi dje 500 mijë euro të ofruara nga njerëz afër qeverisë”, ka akuzuar Lulzim Basha. Sipas tij, kjo shumë është dhënë për të “tradhtuar” bojkotin e opozitës dhe për tu futur në zgjedhjet e 18 Qershorit.

Deklarata erdhi disa orë pasi partitë depozituan listat shumëemërore në KQZ, me kandidatët për deputetet në zgjedhjet e 18 qershorit. Akuza e rëndë e kreut të PD-së ndaj qeverisë, u tha sot gjatë fjalimit të tij në çadrën e protestës me qytetarë nga Kavaja.

Basha u shpreh se: “500 mijë euro iu afruan një kryetari partie për tu shkëputur nga opozita dhe ky vendim popullor dhe për tiu bashkuar komplotit të politikës së vjetër. Qindra mijëra euro iu ofruan kandidatëve potencialë të partive aleate”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Sipas Bashës, ky pazar tregon se sa poshtë ka rënë demokracia shqiptare, gjithashtu duke akuzaur edhe Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. “KQZ kjo vegël e pavlerë i pranoi me 24 orë vonesë listat e pazarit të peshkut, të Edi Ramës, Ilir Metës, Shpëtim Idrizit dhe një tufe mercenarësh. Republika e vjetër, kupola kriminale në pushtet, dje gjatë gjithë ditës ofroi shuma të majme partive politike opozitare me qëllim regjistrimin e tyre në thyerje të vendimit popullor të 18 Shkurtit”, tha Basha.

Opozitari me tone shumë të ashpra i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të tërhiqet nga plani i tij për të asgjesuar pluralizmin, pasi nëse ndodh ndryshe në 19 qershor askush nuk do t’i bindet më Kushtetutës dhe askush nuk do të paguajë taksa.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse republika e vjetër nuk tërhiqet nga plani dhe projekti për të asgjesuar pluralizimin, për ta zëvendësuar atë me pluralizmin fasadë dhe për të vazhduar demokracinë fasadë, nëse kjo nuk ndodh në 18 qershor në mesnatë, Kushtetuta dhe ligjet e republikës së vjetër, për republikën e re do të jenë të pavlefshme, nul. Më 19 qershor asnjë qytetar i lirë shqiptar që e ndjen veten pjesë të republikës së re nuk duhet të paguajë asnjë taksë të republikës së vjetër dhe nuk do ti bindet asnjë ligji të republikës së vjetër”,- u shpreh kreu i PD.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?