580-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Begaj pret nesër delegacionin e arbëreshëve nga Italia

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj një përfaqësi të zgjedhurish nga krahinat e komunave arbëreshe do të marrin pjesë në festimet e 580-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, pret nesër një delegacion të gjerë arbëreshësh nga Italia, të cilët do të zhvillojnë një vizitë treditore në Shqipëri me rastin e kremtimit të 580-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.

Në të marrin pjesë drejtues të krahinave dhe komunave arbëreshe, aktivistë, gazetarë dhe përfaqësues të shoqatave që i shërbejnë dhe kontribuojnë për këtë komunitet dhe forcimin e lidhjeve me Shqipërinë.
Pritja e arbëreshëve zhvillohet në Institucionin e Presidencës më datën 2 Mars në orën 07:30.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas, Presidenti i Republikës bashkë me delegacionin arbëresh nisen për në Lezhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kremtimi i 580-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, nis në orën 10:30 me ceremoninë e ngritjes së Flamurit tek Obelisku i Besëlidhjes së Lezhës e vijon me vizitën në Panairin e Trashëgimisë Kulturore. Ceremonia zyrtare mbahet në Pallatin e Kulturës Lezhë, ku Presidenti Begaj do të mbajë një fjalë për të pranishmit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?