61 projektligje në sirtarët e Kuvendit. PS nuk hodhi në votim 38 nisma të PD

Në fund të këtij 4 vjeçari, pjesa dërrmuese e ligjeve të miratuara nga Parlamenti janë ato të sjella nga qeveria. Pak janë iniciativat të marra nga vetë ligjvënësit, ndërsa një pjesë e mirë e tyre presin në sirtarët e Kuvendit, disa që nga viti 2021.

Janë 61 projektligje të depozituara nga deputetët që nuk e panë kurrë dritën e votimit në seancë plenare, dhe zor se javët e ngelura në dispozicion mund të mjaftojnë për të pastruar sirtarët e pluhurosur të Kuvendit. 38 nga 61 nisma ligjore të braktisura, i takojnë opozitës.

23 akte të harruara janë nënshkruar nga deputetë të Partisë Socialiste. Kështu, mazhoranca e la në mes betejën e saj për të ndaluar që bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit apo partisë komuniste të bëheshin deputetë apo kryetarë partish.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projektligjet që nuk miratohen nga kjo legjislaturë, si rregull digjen e nuk transferohen tek Kuvendi i ri, sidomos kur propozuesi nuk është më deputet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?