66 viktima nga zjarri në resortin e skive, presidenti Begaj: Ngushëllime familjarëve, jemi të pikëlluar

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave të shkaktuara nga zjarri në një resort turistik në Bolu të Turqisë.

Kreu i Shtetit i përcolli homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë si edhe mbështetjen e popullit shqiptar në këto momente të vështira.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga aksidenti tragjik në Bolu, Turqi. Në emër të Shqipërisë shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta dhe të popullit shqiptar për familjet e viktimave dhe i uroj të lënduarve shërim të shpejtë. Mendimet tona janë me Presidentin Erdogan dhe popullin turk në këtë kohë të vështirë”, shkroi në llogarinë e tij në X Presidenti Begaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Numri i të vdekurve nga zjarri në një hotel në një vendpushim skish në Turqi ka shkuar në 66.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?