76-vjetori i gjenocidit Çam/Idrizi-Ramës: Heqja e konceptit të minoritetit, është tradhti

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të mos e harrojë Çamërinë. Në ceremoninë përkujtimore e mbajtur në Qafë-Botë, për 76-vjetorin e gjenocidit ndaj popullsisë çame, Idrizi tha se shteti ka detyrim për të punuar për çështjen çame. Idrizi u shpreh se nisma e qeverisë për heqjen e konceptit të zonave minoritare është një tradhti e radhës, ndërsa shprehu bindjen se shqiptarët e Çamërisë do lodhen të fundit deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Drafti i Ministrisë së Brendshme, thotë se në çdo njësi administrative në të cilën 20 % e popullsisë është pjesë e minoriteteve të njohura zyrtarisht, do të kenë të drejtën e përdorimit të gjuhës së tyre në komunikimet me pushtetit vendorë.

Fjala e plotë

Ne nuk ngatërrojmë popullin grek me të cilin duam të jetojmë si fqinj të mirë me bandat. Ne nuk e harrojmë kurrë kriminelët që vranë dhe masakruan të parët tanë. Sa herë që vijë këtu kuptoj se çfarë është për ne kjo varrezë monumentale dhe pse Çamëria dhe Kosova u sakrifikuan për Shqipërinë që ne kemi sot. Nuk ka gjë më të shenjtë dhe më të bukur se sa të luftojmë për amanetin e të gjithë këtyre emrave që janë këtu sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mitsotaqis nuk ka pse të harrojë babain e tij që në vitin 1992 pranoi që të ngriheshin komisionet mikse dhe varrezat për çamët e vrarë. Ne po tenton të na mundë mungesa e një shteti serioz shqiptar dhe me dinjitet. Më vjen që të ulërij nga dhimbja dhe i drejtohem në radhë të parë kryeministrit të Shqipërisë: Mos e harro Çamërinë. Është dita për të thënë shqiptarë mos e harroni Kosovën dhe mos e harroni Dardaninë. Të njëjtën gjë bënë në gjyqin e Janinës në 1945, kur babanë tim 2-vjeç e shpallën kolaboracionist.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas luftës së vazhdimshme të UÇK-së u ngjallën zërat që edhe shqiptarët paskan vrarë. Tani Kosovës po i drejtohet gishti sepse shtetarët tanë kanë nënshkruar marrëveshje që nuk i kanë kuptuar. Të ngrihet në Prishtinë muzeu i Holokaustit për viktimat e luftës. 27 qershori është dita e njohur nga parlamenti për gjenocidin e shqiptarëve të Çamërisë. Turp i madh. Kur ne kemi kërkuar që varrezat e çamëve të futen në guidat turistike asgjë nuk është bërë. Shteti ka detyrim për të punuar për zgjidhjen e çështjes çame. Kur ne kërkojmë heqjen e ligjit të luftës këtu bëhet ligjin për varrezat e grekëve dhe toponimet. Sot na thonë se duhet të negociojmë për emrin Çamëri në tekstet shkollore.

Ne nuk do të lejojmë të ndodhë kjo. I drejtohem kryeministrit se nuk mund të jetë te koshat e basketbollit duke na folur me arrogancë ndërsa te grekët shkon kokulur. Si është e mundur që Shqipëri doli me 9 minoritetet ndërsa Kosova ka 6. Si është e mundur që ne e dimë që gjysma e Shqipërisë është jashtë Shqipërisë politike dhe pushtetarët tanë bëjnë të paditurin. Nuk mund ta nxjerrë Shqipërinë me 9 pakica. Heqja e konceptit të zonave minoritare është një tradhti e radhës. Ministri grek dhe një zyrtar i joni përdorin të njëjtin koncept.

Nuk mund të shpërngulen në Kukës dhe të vënë aty dy tabela. Është edhe VKM-ja se nëse janë 300 veta vihen dy tabela dhe qeveria Shqiptare sërish ka luajtur mendsh dhe ja ka premtuar Greqisë. Bashkia e Konispolit nuk ekzistonte në hartën e rilindjes. Pas censusit Himara dhe Konispoli u bë dy gjuhësh. Si mund të jenë ato minoritare o të marrë. I bëj thirrje 300 tifozëve të Juventusit të na shpallin italian. PDIU nuk bëhet me ata që duan për llogaritë e tyre dhe për vota por vetëm me atë që do Çamërinë dhe shqiptarinë. Ky gjenocid në histori i ktheu në martir këta që dergjen këtu. Ne shqiptarët e Çamërisë do të lodhemi të fundit. Për ne Çamëria është bekim. Rroftë Çamëria, rroftë Kosova, rroftë Shqipëria. 1 minutë heshtje të shpirtrave të tyre që dhanë jetën për këtë vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?