76 vota pro dhe 52 kundër/ Kuvendi miraton projektbuxhetin për vitin 2022

Pas dy ditësh seancë maratonë, Kuvendi ka miratuar mbrëmjen e sotme projektbuxhetin për vitin 2022, përkatësisht me 76 vota pro, 52 kundër dhe 0 abstenim. Në seancën që nisi të hënën në mëngjes e mbaroi këtë mbrëmje nuk munguan debatet.

Bashkë me shifrat, në diskutimet e deputetëve nuk munguan ofendimet apo dhe sulmet personale. Kryeministri Edi Rama zgjodhi të ironizonte Lulzim Bashën për njohjen e ekonomisë, duke deformuar mbiemrin e deputetes Jorida Tabaku. ”Ç’a ka, ç’a ka, balonë tabake është më e mira se ka dhe balonë tauke, nuk kam lidhje me mbiemrat unë, e keni stil ju këtë dhe mos më ndërprisni”,-tha Rama.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim kërkoi që mos thyhen normat e komunikimit në Kuvend, gjuha e ashpër dhe debatet pa etikë për etikën vazhduan edhe këtë të martë. Kurse sot debati shkoi deri në pragun e përplasjes fizike. Për të ndaluar konfrontimin mes Ervin Salianjit dhe Erion Braçes u desh ndërhyrja e gardës.

https://kohajone.com/kreu-i-pd-i-nxorri-ne-kuvend-audion-ku-shan-rama-lulzim-hiq-mikrocipin-se-na-turperove-te-gjitheve/

https://kohajone.com/mor-te-basha-nxjerr-pergjimimin-e-rames-ke-fjalor-banal/

https://kohajone.com/rama-thumbon-bashen-ata-majtas-e-djathtas-perpiqen-por-aq-mban/

https://kohajone.com/seance-e-degradimit-te-gjuhes-rama-balon-tabake-eshte-metafore-tabaku-te-coje-nje-fakt-ne-gjykate/

https://kohajone.com/deputetet-thyejne-etiken-ne-parlament-dy-dite-ofendime-dhe-sherre/

SHKARKO APP