8 mandate të sigurta për aleatët, Berisha: I meritojnë
Sali Berisha mbron vendimin për të “dhuruar” 8 mandate deputetësh për partitë aleate. Për të këto 26 parti përfaqësojnë një të tretën e elektoratit shqiptar. Pjesë e koalicionit do të jetë edhe Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU. Idrizi do ketë një deputet. Më herët PD mbylli bisedimet me Partinë e Lirisë e cila do ketë 4 deputetë në pjesën e sigurtë të listës.
”Një koalicion shumë i mirë u bë, natyrisht në këtë koalicion vërtet PD ka dhënë 8 vende në listat e garantuara, por demokratët dhe mbështetësit tanë duhet ta dinë se këto 26 parti në tërësinë e tyre përfaqësojnë herë-herë edhe një të tretën e elektoratit shqiptar. Pavarësisht se të marra veçmas janë parti modeste në votat e tyre, por të marra së bashku kanë një elektorat qindra mijëra votash.
Unë u them se kjo është një fitore e vërtetë e aleancës për Shqipërinë Madhështore. Ndaj edhe e përshëndes sot dhe garantoj se është në përputhje me statutin e partisë. Sikundër, përcaktimet statusore për kuotat e vajzave dhe grave në listat e mbyllura dhe të hapura dhe për kuotat e të rinjve në të dy palët e listave, janë eprore ndaj gjithçkaje tjetër për listat e PD-së. Askush të mos mendojë se ne nuk i qëndrojmë ligjeve të Kushtetutës sonë, statutit tonë”, përfundoi Berisha.

KOHA JONË SONDAZH

