80 vjetorit i Bekim Fehmiut, deklaratë Rama-Vuçiç

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç kanë kujtuar sot me një deklaratë të përbashkët 80-vjetorin e lindjes së aktorit të madh, Bekim Fehmiu. Rama dhe Vuçiç shprehen se figura si Fehmiu janë dëshmi e marrëdhënieve mes dy popujve.

 Deklarata Rama-Vuçiç:

Me rastin e 80 vjetorit të lindjes, dëshirojmë të  shprehim konsideratën tonë të lartë për veprën e një artisti dhe humanisti të madh, Bekim Fehmiut.

Bekim Fehmiu ka lënë një gjurmë të pashlyer mes shqiptarëve dhe serbëve. Jeta dhe arti i tij dëshmon se ne mund të komunikojmë, të kuptohemi e të mësojmë nga njëri-tjetri, se mund të gjejmë lumturi në bashkëjetesë e kështu të ndërtojmë një të ardhme të begatë për brezat që do të vijnë.

Bekim Fehmiu qëndron sot përpara nesh si dëshmitar i një fakti të pamohueshëm se cilindo rrugëtim të jetës të zgjedhim për të qënë bashkë, ajo rrugë do të jetë veçse pasuri për ne, shqiptarë dhe serbë.

Aleksandar Vučić dhe Edi Rama

 

Kush është Bekim Fehmiu:

Sot 80 vite më parë më 1 qershor të vitit 1936 u lind aktori shqiptar i roleve të mëdha në kinematografinë botërore, Bekim Fehmiu.

Ai erdhi në jetë në Sarajevë, dhe u shua përmes aktit tragjik të vetëvrasjes më 15 qershor 2010 në Beograd. Aktori me famë botërore rrjedh nga një familje e njohur dhe me tradita të hershme patriotike kombëtare shqiptare nga Gjakova. Babai i tij, Ibrahim Fehmiu, ishte patriot i shquar, një ndër mësuesit e gjeneratës së parë në Kosovë dhe propagandues i madh i arsimit në gjuhën shqipe.

Bekim Fehmiu është ai që emrin e shqiptarit e ka shkruar me shkronja në arta në librin e historisë së kinematografinë botërore. Ai edhe pse nuk pati fatin të luante asnjë vepër shqiptare gjithmonë dhe me krenari të pagjunjëzur e ka shprehur përkatësinë e tij kombëtare, “Atje ku shkel këmba ime atje është Shqipëri”- thoshte ai.

Jeta

Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithė hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore.

U martua Branka Petric dhe kishte dy djem. Shqipërinë e ka vizituar në vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për të. Në të gjithë hapësirėn ballkanike është gati në pėrmasat e një miti. “Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodhë as babanë as vëllezërit, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj së bashku nuk kemi mësuar nga njëri- tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë kemi mësuar vetëm të keqen”,-shprehet ai.

Fehmiu u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Beograd më 15 qershor 2010. Sipas deklarimeve të para del se kryer vetëvrasje. Ministrji e brendshme e Serbisë në atë kohë, Ivica Dačić tha se Fehmiu u gjet i vdekur ne apartament dhe revolja ishte e regjistruar ne emrin e tij. Ai ishte 74 vjeçar.

Aktrimi

Rolet e tij në “Prova speciale”, “Odiseja”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, përmenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qenë “Ko puca otvorice mu se”, “Vitet e nxehta”, “Protesta”, “Eskadrionet e partizanëve” dhe “Të kuq dhe të zinjë”. Ai ka bashkëpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Show, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale etj. Ka interpretuar në shqip, sërbisht, maqedonisht, turqisht, në gjuhën rome, në spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht.

Bekim Fehmiu është një nga artistët më të mëdhenj shqiptarë. Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen “Madame Kolontine” të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi.

Pas disa kohësh mori dhe vendimin për t’i dhënë fund karrierës edhe në aktivitetet artistike botërore. Pak kohė më parë në Jugosllavi është botuar libri me kujtime i Bekim Fehmiut, “Shkëlqim dhe frikë”, në të cilin përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë, duke përfshirë gjithëçka deri në vitin 1955, kur u pranua në teatrin e dramës së Prishtinës.

SHKARKO APP