81.2 milionë euro grant nga Gjermania. Autobusë elektrike për Unazën, Tiranën e Re dhe Kinostudion

81.2 milionë hua është shuma që qeveria gjermane do të ofrojë në formë granti për të financuar Projektin e Transportit të Gjelbër në Tiranë, i cili përfshin zbatimin e një sistemi tranziti të shpejtë me autobus që përdorin bateri-elektrikë.

Marrëveshja u nënshkrua mes Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtoreshës së KfW në Shqipëri, Brit Horschke.

Kostoja totale e parashikuar e projektit është 110.37 milionë euro. Pjesa tjetër e financimit do mbulohet nga Bashkia e Tiranës, në vlerën 29.17 milionë euro. Fillimisht projekti është parashikuar të zbatohet në tre linja transporti në Tiranë (Unaza, Tirana e Re, Kombinat-Kinostudio).

Swiss Digital Desktop Reklama

Qëllimi i projektit është përmirësimi i ofrimit të shërbimeve në transportin publik si dhe reduktimi i emetimeve të CO2. Nga ana tjetër parashikohet një reduktim me 20% i kohës së udhëtimit si dhe rritja e shpëjtësisë së tyre në qarkullim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?