FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

90 minuta nga mbyllja e votimeve, Këlliçi: Dilni votoni masivisht! Kemi hyrë në finale na mbetet vetëm për të fituar

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi doli sërish në një deklaratë për mediat, ku u bëri thirrje edhe njëherë qytetarëve të Tiranës të votojnë masivisht deri në orën 19:00. Këtë herë kandidati nuk zgjodhi të bëjë premtime elektorale, duke mos thyer sërish kodin zgjedhor.

“Të rinj dhe të reja merrni pjesë masivisht në votime deri në orën 19:00. Është një shans që nuk do të na vijë më për katër vitet e ardhme për të ndryshuar fatet e kryeqytetit tonë. Është një shans për të rinj e të reja, për të moshuar për pensionistët, për qytetarët sidomos për ata që janë në zona rurale dhe janë harruar për vite me rradhë.

Shifrat tregojnë se jemi në kufinjtë e 40% e pjesëmarrjes, do duhet që të kalojmë këtë shifër. U bëj thirrje naquve dhe njëherë edhe cakëve të Tiranës dhe të gjithë atyre që jemi takuar, kemi folur me njëri tjetrin dhe kemi thënë se kur do të afrojë 14 maji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Epo 14 maji është sot kemi hyrë në finale. Kemi hyrë në finale, finalja po luhet tashmë mbetet vetëm për të fituar. Dilni merrni pjesë në votime, le ta shndërrojmë këtë ditë në një ditë feste. Dilni votoni ndryshimi është në duart tuaja”, tha Këlliçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?