975 vaksina për të mbuluar tenderat sekretë për portet, përmbytjen, gostinë në Dubai dhe një mal me mega-skandale

Nga Vangjel Tavo

975 vaksina për të mbuluar tenderat sekretë për portet, përmbytjen, gostinë në Dubai dhe një mal me mega-skandale të qeverisë.
Parada propagandistike me 975 vaksinat është mega-skandali i radhës i “rilindjes.”
Nuk jep shpjegim dhe asnjë informacion mbi origjinën, vendin që i ofroi, me apo pa pagesë, e as nuk publikon kontratën.
A janë këto vaksina të asaj kategorie që Interpoli u bëri apel qeverive të kenë kujdes pasi qarkullojnë vaksina false?
A janë Pfizer Made in China?
Është detyrim i qeverisë të informojë për çdo detaj jo vetëm ata që do e marrin këtë vaksinë por të gjithë vendin pasi bëhet fjalë për jetë njerëzish dhe për shëndetin publik.
Vetëm gënjeshtrat dhe shkeljet fshihen e mbahen sekret, e vërteta del gjithmonë në dritë dhe qeveria e ka detyrim të jetë transparente.
Mjaft me mashtrime. Mjaft i mashtruat shqiptarët. Mos abuzoni edhe me jetën e tyre.
Njerëzit po vdesin dhe të infektuarit po shpenzojnë miliona lekë për trajtim, ndërsa “rilindja” tallet e bën propagandë me arrogancë.
Ky sekt malinj i kësaj qeverisje më të keqe në 30 vitet e fundit duhet larguar sa më parë.

SHKARKO APP