A duhet reformuar drejtësia? Tabaku: Të flasë Venecia

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se reforma në drejtësi duhet të rishikohet, por me mbikëqyrjen e Komisionit të Venecias.

Për të këto kërkesa janë adresuar edhe nga Bashkimit Evropian për standardet e drejtësisë.

“Ne kemi ngritur shqetësimin për sa i përket presionit politik që ushtrohet mbi drejtësinë, ne kemi ngritur shqetësimin e një analize të plotë. Është e nevojshme që Komisioni i Venecias të japë një opinion të plotë për zbatimin e kësaj reforme, situatën, por dhe infrastrukturën e sistemit.

Ajo që ka ndodhur me protestën e qeverisë ndaj një institucioni nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në Shqipëri. Unë e kam quajtur grusht shteti. Kjo është e pakonceptueshme”, tha Tabaku.

SHKARKO APP