A duhet të kemi frikë nga Irani për muxhahedinët në Tiranë?

Irani ka kërcënuar se do kundërpërgjigjet ndaj vrasjes se gjeneralit të tij më të rëndësishëm. Duke ditur se në Tiranë ndodhen diku te 4 mijë muxhahedinë iranianë, që janë opozita e regjimit të Iranit, gazetari Endri Xhafo iu drejtua Edith Harxhit nga Albanian Policy Center në studion e Abc News nëse duhet të kemi frikë në Tiranë. Nënteksti ishte nëse Irani do hakmerret duke goditur në Tiranë, pasi me përballje direkt me SHBA, nuk ia dot Irani.

Teksa është përfolur se Shqipëria mund të jetë në listën e shënjestrave të Iranit, Harxhi tha se nuk duhet të kemi frikë dhe se nuk ka vend për panik. Sipas saj, Shqipëria është vend anëtar i NATO-s.

“Unë mendoj se ne nuk duhet të shqetësohemi. Unë mendoj se nuk do të ketë një kunderpërgjigje nga Irani drejtuar SHBA, sepse ka qenë shumë i qartë Trump. Ka ditur ku të qëllojë, në trurin e Iranit…

Ne nuk kemi arsye pse të kemi frikë, ne jemi vend anëtar i NATO. Inteligjeca e NATO është në Shqipëri”, u shpreh Harxhi.

 

SHKARKO APP