A dyshon Basha se po kompletojnë në PD kundër tij tek ndërkombëtarët?

Lulzim Basha ka sulmuar sot edhe një pjesë të politikanëve të vjetër në PD, pas takimit të Jozefina Topallit dje me ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Pse Basha e theksoi sot në çadër këtë togfjalësh se “nuk do të ketë pazar përmes disa politikanëve të mazhorancës dhe të opozitës që të vazhdojë vjedhja…”?

Për cilin e kishte fjalën Basha? Çfarë po kurdisin Lu dhe Vlahutin pas shpinës së Bashës me Topallin, Selamin dhe Bregun? Një PD të re e cila do te futet në zgjedhje apo që ti bëjnë presion kryetarit të PD që të futet në zgjedhje? Pse nuk është publike biseda e Jozefina Topallit me ambasadorët Lu dhe Vlahutin, pasi zonja Topalli mbetet një njeri me personalitet dhe ndikim të madh në PD. Ka qenë ish-kryetare Kuvendi dhe ish-nënkryetare e PD-së.

Këtë javë, Lulzim Basha e quajti vendimtare për zhvillimet politike. Në fjalimin që mbajti nga çadra e protestës përballë kryeministrisë, Basha foli për një komplot ekonomik dhe politik kundër PD. Nuk do të ketë dialog fasadë, për të arritur në një zgjidhje fasadë, që PD, sipas tij të bëhet pjesë e teatrit të kukullave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por kreu i Partisë Demokratike e hodhi poshtë këtë opsion, kur tha se “Nëse do të ketë dialog, nuk do të ketë Pazar përmes disa politikanëve të mazhorancës dhe të opozitës që të vazhdojë vjedhja, por do të ketë dialog me standard europiane që t’i japë fund Republikës së Vjetër. Për herë të parë, interesat e Republikës së Vjetër kërënohen, sepse bashkimi popullor ka marrë vendim se as nuk do të hyjë, as nuk do pranojë, as nuk do lejojë zgjedhje fasadë, teatër kukullash, zgjedhje për Republikën e Vjetër apo zgjedhje për politikanët e korruptuar. Se ne jemi këtu për zgjedhje për qytetarët dhe zgjedhje për Republikën e Re”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Basha pret që zhvillimet e orëve në vijim të tregojnë nëse dialogu që kërkon Rama është vazhdim i lojës apo i vërtetë.

“Sot e gjithë këtë javë, ndodhemi në një javë është vendimtare të zhvillimeve, komploti kundër jush shpreson që përmes dialogut fasadë të arrijmë zgjidhje fasadë, ku PD dhe opozita të bëhen pjesë e teatrit të kukullave, në shkëmbim të pazareve në emër të interesave të kupolës, që PD të marrë karriget e saj dhe llokmën e saj në kupolën kriminale të Republikës së Vjetër. Kjo është shpresa. Ky është projekti. Orët në vijim do ta shpalosin këtë” tha Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?