A e beson njeri? Berisha: Nuk do marr pjesë në fushatë

 

Kjo është “e jashtëzakonshme”. Ish­kryeministri shqiptar Sali Berisha ka pohuar në emisionin “Studio e hapur” e gazetares Eni Vasili se nuk do të marr pjesë në fushatë. Pas kësaj nuk i ka ndaluar akuzat për të gjithë, mbi të gjitha për Ramën dhe Veliajn, por edhe ka bërë propagandë për kandidaturën e demokratëve në Tiranë. “Premtimet e Ramës ishin të këndshme, të ëmbla, nëse do i kisha bërë do ti kisha mbajtur një për një”, tha ai, kurse për Veliajn përmendi fjalët e të birit drejtuar atij si “Zog i Ramës”. Ndërkohë Berisha është ndalur gjerësisht tek kandidatura e opozitës për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova për të cilin tha se ai “kandidon si një menaxher i suksesit”. Berisha hodhi akuza ndaj kandidatit të ASHE­së në Tiranë, Erion Veliaj, duke përsëritur deklaratat për vjedhjen e fondeve të Traku festit për dasmën e tij. Ish­kryeministri e quajti anti­reformë, reformën e pensioneve, ku solli si shembull rritjen e moshës së pensioneve. Dhe nuk i ka shpëtuar deklaratave të tij as Ish­Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, për të cilën tha se ishte marionetë e Edi Ramës

SHKARKO APP