A i trembet përballjes me Jozefina Topallin? Basha përgjigjet prerë: Jo! Ja prioritetet e mia

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli sot për partinë e re të prezantuar një ditë më parë nga Jozefina Topalli “Lëvizja për Ndryshim”.

E pyetur nga gazetarët nëse i trembet përballjes me Topallin, kryedemokrati tha prerë se jo, duke shtuar se prioritetet e tij i përcakton interesi publik dhe askush tjetër.

Pyetje: A i trembeni përballjes me Topallin?
Basha: Jo
Pyetje: A mendoni se partia e Topallit apo e Patozit janë shtojcë të Ramës?
Basha: Nuk kam kohë për të humbur as me këtë çështje, as me asnjë person, kam prioritete të tjera. Prioritetet e mia i përcakton interesi publik, askush tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?