A ishte zëri i Agron Xhafajt? Berisha e konfirmon: Audiopërgjimi, autentik
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar akuzat e PD-së që rëndojnë ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pasi pretendohet se ai po mbron vëllain e tij Agron Xhafaj për lidhjet e këtij të fundit me drogën.
I ftuar sonte në emisionin “Studio e Hapur” në “News24”, Berisha theksoi se audio-përgjimi i publikuar dje nga PD është autentik dhe se pas tij fshihet Agron Xhafaj.
Berisha tha se ai është Agron Xhafaj i regjistruar me sukses të plotë, tregon se ai e meritonte 100 herë atë regjistrim, tregon se emërimin e Fatmir Xhafajt në postin e ministrit të Brendshëm, kalimin e kodit të drogës nga Saimir Tahiri te Fatzi Droga.
“Opozita nuk ka forca që të mbrojë personin që ka bërë regjistrimin, ne s’mund të luajmë me jëtë njerëzish, por ai është një operacion perfekt, i kryer nga segmente të Policisë së Kriminale, të cilat donin të testonin nëse është aktiv apo i fjetur Fatmir Xhafaj. Ka një shërbim që mund ta bënte këtë është SHISH, por nuk është i tij. Paralel me SHISH është shërbimi i gazetarëve dhe mediave, megjithatë saktësisht nuk e di se kush e ka bërë përgjimin”, tha Berisha.
Sipas Berishës, familja Xhafaj është e dyta më e rrezikshme, sepse ka fuqinë e Ministrit të Brendshëm. Ish-Kryeministri tha se edhe më parë ka pasur video-përgjime, por unë s’kam thënë që nuk është reale.
“Bëri mister Çimka, avokat Ngjela, regjistrimin dhe unë se mohova. Edi Rama montoi ne Pezë regjistrimin që dorëzoi i ndjeri Dritan Prifti. Kurse Ilir Meta, dha dorëheqjen dhe më tha se nuk do të përballej me prokurorët duke qenë zv. Kryeministër. Shkoi mori një nga institutet më të njohura që nxori se regjistrimi ishte i manipuluar 28 herë”, tha Berisha.
Lidhur me video-përgjimin e vëllait të Fatmir Xhafaj, ish-Kryeministri theksoi se personi X është bashkëpunëtori, kishte bërë disa vite burg në Itali.
“Në historinë e shtetit shqiptar, përveç ekzekutimeve që janë bërë dhe janë regjistruar pas në mënyrë të falsifikuar, falsifikimin më të madh e ka bërë Fatmir Xhafaj, që falsifikoi nenin e ekstradimeve duke i dhënë mundësi të gjithë atyre që kryejnë krime që të strohen në Shqipëri dhe të mos ekstradohen për krimet që kryejnë”, tha Berisha.
PJESË NGA INTERVISTA
A keni të bëjmë me material autentik?
Berisha: Absolut. Ai është Agron Xhafaj i regjistruar me sukses të plotë. Përpjekja e tij tregon se sa të transfiguruar dhe inkriminuar e ka koshiencën ai. Tregon se ai meritonte 100 herë atë regjistrim. Tregon se emërimi i Fatmir Xhajat kishte një qëllim; trashëgimin e kodit të drogës. Tregon se emërimi i Fatmir Xhafajt kishte qëllim trashëgimin e kodit të drogës, Edi Rama e kaloi nga Tahiri tek Fatzi Droga. Opozita nuk ka forca që të mbrojë dëshmitarin, duhet të kesh një kompani që ta mbrosh, opozita nuk loz me jetë njerëzish. Ai është një operacion perfekt i kryer nga segmente të policisë kriminale të cilat donin të testonin nëse është aktiv apo i fjetur Agron Xhafaj. Gazetarë që kanë riskuar jetën e tyre, ky grup përballet me familjen e dytë më të rrezikshme mafioze në Ballkan e të Europës, e para është familja Rama, e dyta është Xhafaj, se ka fuqinë e ministrit të Brendshëm.
Eni Vasili: Kemi parë shumë audio përgjime që janë quajtur montazhe?
Berisha: Videopërgjimet që keni parë kanë qenë manipulime, po jo se nuk kanë ekzistuar. Ju e patë regjistrimin mr. Çimka Berishës, unë nuk thashë që nuk ishte real. Bëhet fjalë për Spartak Ngjelën. Bënë çimkë një njeri që kishte ndejtur në burg. Regjistrim tjetër ishte ai i Filip Cakullit dhe Edi Ramës, ai që bëri i ndjeri Dritan Prifti, kishte kërcitje në sekondën e 31-të. Meta tha unë nuk hetohem si zv/kryeministër, por si qytetar i thjeshtë. Shiriti i incizimit ishte manipuluar 29 herë.
Eni Vasili: A ka mundësi të dalë kështu edhe ky audiopërgjim?
Berisha: Ka problem këtu se dihet kush është ai Ermali, njëri është officer policie në Vlorë. Ka qenë në atë kohë oficer policie i njohur. Kurse i dyti është një person që i përket kësaj bote, e njeh e gjithë Vlora. E treta, kush ishte ky personi X, vinte nga Italia. Nuk ka falsifikim më të shëmtuar se ky që ka bërë Xhafaj, me këtë që ka bërë ky mund të strehoet në Shqipëri çdo terrorist i rrezikshëm në botë. Fatmir Xhafaj është një nga njerëzit më pa karakter të këtij vendi.
Aleksandër Çipa: Këto janë detaje që ne s’mund t’i kundërshtojmë. Por ne duhet të mbetemi te ajo që ju artikuloni: Përdorët shprehjen e meritonte atë regjistrim…
Berisha: Kurrë një vend normal s’mund të emëronte ministër të Brendshëm, një person që ka vëlla një trafikant droge. Mjafton kjo. Dënimi përfundimtar i formës së prerë është në vitin 2012.
Aleksandër Çipa: Ju keni qenë në qeveri, nuk e dinit?
Berisha: Nuk e kam ditur, unë e kam denoncuar Xhafajn në vitin 2003-2004 se po ndërhyn. Në vitin 2012 nuk kam pasur dijeni se po zhvillohej gjyqi. Pala italiane e kërkon njëherë në territorin e vet, dhe kur nuk e gjet, angazhon Interpolin. Unë them që në Shqipëri ka një narko-shtet dhe jo një shtet. A ishte Agron Xhafaj aktiv në trafiqe apo jo, ne kishim me dhjetëra të dhëna, dhe kushdo
vijon…
KOHA JONË SONDAZH

