A ka një plan opozita për zgjedhje të parakohshme pas Reformës Zgjedhore? Flet Erisa Xhixho

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka komentuar sot uljen e partive politike në një tryezë për Reformën Zgjedhore. Në një intervistë për “Fax News”, Xhixhos thotë se kjo ishte një lëvizje e opozitës bë të mirën e vendit, sa kohë që Reforma Zgjedhore mbetet një nga kushtet e Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Xhixho foli dhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, për të cilat tha se janë e vetmja mundësi për rikthimin e legjitimitetit institucioneve.

Mendoj që është një tryezë që duhet të prodhojë disa rregulla loje, që i jep fund sajhitblerjes së votës, dhe që ndan politikën nga krimi i organizuar. Vetëm kështu mund të arrijmë ato klushte që i duhen Shqipërisë për tu integruar në BE. LSI është ulur në atë tryezë për të parë interesin e Shqipërisë mbi të gjitha, pasi me hapjen e negociatave do të rriten standardet e jetesës dhe nga BE do të ketë një monitorim më të madh për vendin tonë. Opozita e ka shprehur se ky është i vetmi kush që i kërkohet nga Bundestagu gjerman, është e vetmja gjë që ka në dorë. Duhet të ketë Reforma që i rezistojnë kohës, në disa fusha prioritare për vendin si shëndetësia apo arsimi duhet medoemos që të ketë dialog“,- tha Xhixho.

Lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve të parakohëshme pas miratimit të refomrës, Xhixho tha se “zgjedhjet janë e vetmja mundësi për të rikthyer legjitimitetin e Kuvendit, jemi në një situatë ku ka 122 deputetë nga 140 që ka me Kushtetutë, kemi një sistem gjyqësor ku nuk ka një Gjykatë Kushtetuese, kemi SPAK-un që duhet të konfirmojë mbështetjen nga qytetarët dhe nga ligjvënësit, duhet të kemi hetim të zyrtarëve të lartë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Uploads from Fax News Albania

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?