A kishte dijeni Edi Rama për operacionin e sotëm nga SPAK?

Për punën e SPAK-ut, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat, mirëpo ai nuk ka lënë pa vlerësuar sektorin e krimit të organizuar. Në një deklaratë të 7 ditëve më parë, Rama tha se ky sektor ka bërë një punë fantastike. A kishte dijeni për operacionin e sotëm nga SPAK?

“Kam shumë respekt për Arben Krajën, për drejtuesin e SPAK dhe kam respekt për punën e SPAK deri tani. Respekt për goditjet që ka bërë në oborrin e Partisë Socialiste dhe goditjet ndaj krimit të organizuar, respekt.

Pjesa që merret me krimin e organizuar është fantastike. Nuk e kanë promovuar sa duhet por kanë bërë punë fantastike. Sot është merita e Krajës dhe e SPAK që dyert për Shqipërinë janë të hapura në Holandë. Kush i pranonte më parë prokurorët në Holandë më parë, i kishte neveri”- thotë kryeministri.

SHKARKO APP