FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

A mund të ketë një debat televiziv me Bashën? Ja si përgjigjet Rama!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha në studion e #DritaremeRudinën, në Vizion Plus, se opozita është ngujuar në çadër sepse ka frikë nga reforma në drejtësi. Ai ftoi Bashën që të ulen dhe të diskutojnë, madje nuk përjashtoi edhe një debat televiziv.

“Kam dashur që të shkoj në çadër për të dhënë një dorë që të dalin që aty, por nuk kam qenë i mirëpritur, sepse është tokë e nxanum. Janë ngujuar aty nga frika e reformës në drejtësi, janë të mbështetur nga elita e korruptuar e vendit dhe e konsiderojnë çadrën një kështjellë të pamposhtur.

Në çdo moment do ta takoja Bashën, ta shihja sy më sy, jam gati ta takoj edhe këtu në studio. Jam gati që të dialogojmë, sepse çdo moment është i rëndësishëm për Shqipërinë”, tha Rama. /dritare.net

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?