A po përgatitet PS për zgjedhje? Rama takon kryetarët e partisë në rrethe

Në kulmin e negociatave për arritjen e konsensusit për reformën në drejtësi, Kryeministri njëherazi dhe kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtuesit e PS në rrethe.

Takimi mësohet se ka pasur në qendër çështje të riorganizimit të Partisë Socialiste. Por ajo që e bënë të veçantë këtë takim është si ai ndodh vetëm pak ditë pasi kreu i Kuvendit dhe aleati kryesor i koalicionit, Ilir Meta ka folur për qeveri teknike.

Takimet mes Ramës dhe drejtuesve lokalë të PS që pas zgjedhjeve të vitit 2013 nuk kanë qenë të shpeshta. Çështjet e partisë kryeministri i ka deleguar të sekretarët e selisë rozë. Ndërkohë që angazhimi i tij direkt në kulmin e krizë politike, për disa socialistë është interpretuar si përgatitje për zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po dje, në kulmin e negociatave dhe takimit me Ramës dhe Metën Kryeministri u largua nga takimi me justifikimin se kishte një axhendë të rëndësishme. Axhenda, ishte një takim me të rinjtë socialistë të Akademisë Politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sigurisht, reforma është lënë në dorë të negociatorëve të mandatuar dhe Rama nuk mund të jetë prezent çdo moment. Por a nuk jep sinjale kundërthënëse Kryeministri, kur në kulmin e krizës flet për konsensus dhe më pas takon strukturat që zakonisht mblidhen para zgjedhjeve. Nëse nuk është lojë politike dhe presion ndaj PD, kjo tregon mungesë serioziteti me procesin e negociatave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?