A po shkojnë në PDK e Thaçit dy ministrat e Edi Ramës?

Edi Rama në shtator do të bëjë ndryshime drastike në qeveri. Ministrja e arsimit dhe ministri në detyrë Cakaj do të largohen nga qeveria. Pas largimit nga qeveria flitet se të dy do kthehen në Kosovë te PDK e Hashim Thaçit.

Por ministrja e Arsimit në Republikën e Shqipërisë, Besa Shahini, nuk është duke u antarësuar në PDK. Këtë e kanë konfirmuar për Express nga Zyra e Ministres. Të paktën sa për median kështu justifikohen!

Po ashtu flitet edhe për një kalim të mundshëm në PDK të ushtruesit të detyrës së Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj.

“Cakaj është Ministër në detyrë për Evropen dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë si dhe Sekretar i Partisë Socialiste te Shqipërisë. E gjitha puna e tij është e fokusuar tek realizimi sa me i suksesshëm i detyrave të cilat i janë caktuar dhe mbi te gjitha këtij mandati. Çdo punë e tij e zhvilluar deri më sot shkon në përputhje me mandatin e tij. Kjo për t’u nënvizuar. Më vjen keq, por çdo gjë tjetër është spekulim për qëllime politike”, kanë thënë nga Zyra për Media e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Dy ministrat në Qeverinë Rama në Shqipëri ishin përfolur si anëtarë të rinjë të PDK-së nga disa medie në Kosovë, citon Express.

Por ku ka zë, nuk është pa gjë!

Mesa duket Edi Rama po i kthen në Kosovë pasi PDK po goditet fort, sepse Thaçi dhe Veseli janë në akuzë nga Haga e nuk dihet fati i tyre.

Me këtë rast kryeministri Rama edhe i largon nga kabineti qeveritar, por edhe i sistemon në PDK e Kosovës.

SHKARKO APP