Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:00 Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar këtë të mërkurë me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, nën dyshimin për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Abilekaj: Protesta e gazetarëve, e pazakontë! Rama shpifi sot, gënjen me qëllim për të kaluar një akt censure në Parlament

Politikë E mërkurë, 18 Dhjetor 2019 15:23
Abilekaj: Protesta e gazetarëve, e pazakontë! Rama shpifi sot, gënjen me qëllim për të kaluar një akt censure në Parlament
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gazetari Enton Abilekaj e cilësoi të pazakontë protestën e gazetarëve kundër paketës anti-shpifje të qeverisë.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, Abilekaj tha se edhe arsyeja për të cilën u bë protesta është e pazakontë dhe ndodhë për herë të parë në këto 30 vite, pasi sipas tij, nuk ka ndodhur më parë që qeveria të bënte një ligj për të shtypur mediat.

“Protesta flet vetë, prania e gazetarëve aty është e pazakontë. Kemi të bëjmë me një rast të pazakontë në 30 vite, rast unikal, ku qeveria bën ligj për të shtypur mediat. Nuk ka pasur asnjëherë asnjë ligj për të shtypur mediat, ka pasur tentativa të forta, arrestime gazetarësh, rrahje, presione, gjoba të rënda, por jo një ligj. Ky është një ligj që thotë se ‘nëse bëhet një lajm që nuk na pëlqen, kemi në dorë që lajmin ta heqim dhe t’iu gjobisim’”, tha Abilekaj.

Pse të mos konsiderohet kjo një paketë që do na mbronte nga shpifjet?
Ky sensibilitet po përdoret nga kryeministri. Ne kemi pasur një ligj për shtypin, që e abrogoi Berisha, duke thënë se ligji ka vetëm një nen “Media është e lirë”. Ligji e shmangte shpifjen. Ishte përgënjeshtrimi, që duhet të ndodhte brenda 24 orësh, por kjo ndodh kur ka dezinformim të paqëllimshëm. Në përgjithësi nuk kemi shpifje të qëllimshme. Të vetmet portale që bëjnë shpifje të qëllimshme janë ato të paregjistruara. AMA cilësohet si gjykatë, pasi vendimi i saj ndaj mediave ekzekutohet para se të shkojë në gjykatë. AMA i bie të jetë gjykatë e shkallës së parë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kur është hartuar kjo paketë a jeni pyetur ju gazetarët?
Paketa ka një vit që qarkullon. Që kur është parë në hyrje të saj është kërkuar njëzëri nga gazetarët që ky ligj të mos hyjë fare në diskutim, jo më të amendohet apo rregullohet. Të gjithë kemi kërkuar njëzëri që ky ligj të kthehet pas. I është kërkuar takim Edi Ramës nga 12 organizata që kanë ardhur, por nuk ka pranuar. Rama gënjen kur thotë se ka punuar me OSBE për një ditë për këtë draft, por në fakt ne nuk kemi draft. Ku është drafti? Draftin e nxori kryeministri mbrëmë, nuk e ka lexuar njeri. Të gjitha këto që ka publikuar kryeministri janë amendamente.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rudina Hajdari replikoi me Ramën, ajo i kërkoi kryeministrit të tërhiqet … A do të kishte nevojë kjo paketë për të tjera sugjerime, që do ta përmirësonin, dhe a do të ishte e nevojshme 1 javë kohë që kërkoi Hajdari?
Kjo është jashtë çdo procedure. Nuk ka nevojë për Rudina Hajdarin. Mediat vetërregullohen në të gjithë botën, nuk e rregullon Parlamenti. Ata vijnë për qejfin e tyre në Parlament, por askush nuk ka kërkuar ndihmë nga partitë apo grupet që kemi në Parlament. Ne nuk kërkojmë ndihmë nga ata që duhet t’i rregullojmë. Në protestë duhet të marrin pjesë të gjithë shqiptarët, sepse bëhet fjalë për lirinë e tyre. Ky ligj nuk e ndalon shpifjen, por shpifjes i jep dy statuse. Ne kërkojmë të mos ndërhyjnë dhe e kemi gati vetërregullimin, që do të bëhet deri në janar. Nuk jam në dijeni çfarë përmban, ka një Këshill Etike, i përbërë nga gazetarët, që ndjek të gjitha mediat. Për çdo lajm, ata rekomandojnë përgënjeshtrimin, siç ndodh në të gjithë botën. Rama vetëm ka shpifur sot në Parlament. Rama gënjen me qëllim për të kaluar një akt censure në Parlament. Ky ligj nuk e rregullon mënyrën e financimit të portaleve, sepse ligji nuk detyron portalet të regjistrohen.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 16 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Rama tha se lajmet kanë marrë jetë njerëzish … Pse ishte e nevojshme kjo paketë?
Kjo paketë nuk bën asgjë në treg. Ka media që përdorin shantazhin për të marrë reklama, që janë në përgjithësi media joserioze, si çdo gjobaxhi në rrugë. Këto shantazhe nuk shmangen me këtë ligj, sepse një portal i paregjistruar, pa emër pronari, pa emër gazetari, i bën të njëjtin shantazh një biznesmeni apo një politikani, dhe do jemi sërish aty ku ishim. Ai ligj nuk i rregullon këto. Më shumë se kryeministri nuk i dëmton asgjë bizneset në Shqipëri. Pse s’vijnë investitorët e huaj në Shqipëri, prej portaleve apo prej kryeministrit? Ky që ka larguar çdo biznesmen të huaj na thotë neve se kemi nevojë për rregullim. Kjo është e tmerrshme.

Etiketat e lidhura

Abilekajgazetareprotesta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta
Para 11 minutash

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!
Para 21 minutash

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin
Para 21 minutash

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi
Para 24 minutash

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.