Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:01 Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s Agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se Alice Huang, e lidhur me ish-drejtorin e Nvidia-s Jensen Huang, kishte kontakte me Ministrinë e Sigurisë Shtetërore të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Abuzimet e PS në fushatë, pse nuk flasin ndërkombëtarët?

Abuzimet e PS në fushatë, pse nuk flasin ndërkombëtarët?

Editorial
E hënë, 29 Mars 2021 07:07
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Fushata elektorale po arrin kulmin që në ditët e para me shpërdorimin e buxhetit dhe përdorimit të aseteve publike të qeverisë “Rama” në fushatë. Ligjërisht, përdorimi i administratës dhe buxhetit të shtetit nga qeveria gjatë 30 ditëve të fushatës për qëllime elektorale është i ndaluar dhe ndëshkohet me gjobë. Vetëm dje, partitë e opozitës PD dhe LSI kanë bërë të paktën tre denoncime me prova dhe fakte që tregojnë sesi institucionet kanë flakur gjithë ligjet dhe kanë hyrë kokë e këmbë në fushatë. Luan Baçi, kandidati i PD në Fier, një qark që merr shumicën e parave të Ministrisë së Bujqërisë për fermerët deklaroi dje se jo vetëm po jepen para te fermerët për fushatë, por këto ditë po jepen para edhe tek ata që nuk kanë fare sera apo prodhime bujqësore. Vojo Bregu, kandidat i LSI në Vorë, publikoi dje në një deklaratë për mediat, një listë me 244 emra nga Bashkia e Vorës, të cilët janë futur vetëm pak ditë më parë në kategorinë e të dëmtuarve nga tërmeti. Lista është hartuar nga drejtuesit e PS në Bashki dhe në të gjithë rastet u jepet para në dorë për rregullim të dëmeve të tërmetit. Fakti që një listë e tillë hartohet një vit e gjysëm pas tërmetit dhe u jep qytetarëve para, 30 ditë para zgjedhjeve duket si një blerje vote e pastër.

Po dje, kandidati i PD në zonën e Unazës së Re, Belind Këlliçi publikoi me video sesi makineritë e kompanive private kanë nisur shtrimin e një rrugë në këtë lagje, pa asnjë projekt dhe pa asnjë tender. Qëllimi i investimit në këtë zonë është thjesht elektoral, sa për datën 25 prill, dhe cilësia e punimeve tregon se asfalti nuk do të jetojë më shumë se 30 ditë. Tre rastet e denoncuara dje janë vetëm një pikë ujë në lumin e madh të abuzimeve që kanë nisur nga qeveria edhe shumë kohë para fushatës elektorale. Administrata e 60 bashkive e që drejtohen nga PS prej muajsh kanë lënë punën për të cilën paguhen dhe janë futur kokë e këmbë në fushatë. Procesi i rindërtimit, legalizimet, ndihma ekonomike dhe çdo shërbim që lidhet me bashkitë është kthyer në një mekanizëm presioni për vota. Përfaqësues të bashkive u shkojnë qytetarëve në derë duke u tundur letrat dhe u kërkojnë votën ose të harrojnë njohjen e pronës, rindërtimin apo dhe ndihmën ekonomike për familjet në nevojë. E njëjta gjë vlen dhe për institucionet e tjera dhe deri të ministrit. Përveç titullarit dhe këshilltarëve që mund të jenë emërime politike, pjesa tjetër e administratës duhet të jetë e pavarur dhe u ndalohet me ligj që të dalin në fushatë apo të firmosin letra për qëllime politike. Ndërkohë këto ditë shohim drejtorët më të rëndësishëm të shtetit që janë futur në fushatë dhe po blejnë vota për t’i shërbyer Rilindjes. Edhe çështja e vaksinës, nga një proces emergjent dhe ku qeveria ka detyra t’ua sigurojë qytetarëve u kthye në një çështje politike. Kontratat u bënë që në shkurt me kinezët dhe rusët, por Edi Rama zgjodhi që vaksinat të bëhen vetëm gjatë fushatës, sepse kështu qeveria del sikur ka shpëtuar njerëzit vetëm falë kryeministrit. Ndërkohë që çështja e vaksinave duhet të ishte e fundit gjë me të cilën duhet të bëhej politikë. Çdo qeveri ka detyrim t’i gjejë dhe nuk ka vend për mburrje. Nuk u blenë as me lekët e Edi Ramës dhe as me lekët e PS. U siguruan me paratë e buxhetit të shtetit dhe çdo shqiptar, cilado qeveri që të jetë në pushtet, ka punuar aq sa të meritojë vaksinën. Abuzimet që po kryhen hapur në fushatë vënë në pikëpyetje gjithë standardet e zgjedhjeve. KQZ ka detyrim t’i ndalojë, por është e bllokuar nga militantizmi politik. Ata që duhet të flasin janë ndërkombëtarët, të cilët kanë deklaruar se do të ndjekin këtë proces me detaje, por deri dje akoma heshtin. Zgjedhjet nuk cenohen vetëm kur kërcet druri në Elbasan nga militantët e PS apo kur  jepen zarfe me 100 euro siç ka nisur në rrethinat e Tiranës. Zgjedhjet masakrohen edhe në sy të të gjithëve me vendosjen e administratës në shërbim të pushtetit dhe me vjedhjen e hapur të buxhetit për fushatë elektorale. Ndërkombëtarët duhet të flasin që sot dhe jo kur krimi final të ketë ndodhur, duke u shprehur me formulën e gatshme e të zakonshme se “zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë me të mira”!

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edi Rama ka sot çdo pushtet nën kontroll dhe Rilindja po bën lista për çdo punonjës administrate se sa vota sjellë, duke ua sjellë shefave të tyre me emër dhe numër telefoni. Me pas ka një urdi me njerëz që verifikojnë të dhënat.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Tani

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 22 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 30 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.