Açka: Partitë e reja mund të krijojnë një pol të tretë

Deputetja e pavaruar, Flutura Açka flet për rritjen e partive të reja. Ajo tregon se ka marrë shumë oferta brenda së djathtës dhe në skenën politike në përgjithësi. Açka vlerësoi se tani kemi një fluks më të madh politik dhe disa parti të reja që duhet të bashkohen për të sjellë një ndryshim.

”Do të dëshiroja një pol të tretë që të vendoset kundër këtij establishmenti për një freski politike. Kryetarët e tyre duhet të bashkohen në këtë fluks të ri, jo kundër PD, por për të sjellë demokraci në hapësirën shqiptare. Problemi është se nuk po e shoh këtë. Ose po imitojnë klasën e vjetër, ose terreni shqiptar nuk është pjekur ende, ose ende nuk e kemi një shkollë të vërtetë politike.

Do të dëshiroja një pol të tretë që të vendoset kundër këtij establishmenti për një freski politike. Kjo nuk arrihet nëse nuk krijohet një koalicion. Kam frikë se ndonjë prej këtyre partive të reja sponsorizohet nga njëra apo tjetra palë, se ndryshe nuk e shpjegoj dot që këta njerëz nuk janë patriotë. Duhet të harrojnë për një moment që kanë ekzistencë personale dhe të futen në një grup që u jep besueshmëri shqiptarëve”, u shpreh ajo në ”News 24”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?