Adriatik Lapaj reagon për Marrëveshjen Itali-Shqipëri për refugjatët afrikanë

Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ka postuar një status në facebook për Marrëveshjen e Ramës me Melonin për refugjatët afrikanë.

Ai shkruan: “Lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare me qeverinë italiane, për ngritjen në vendin tonë të dy qendrave të emigrantëve, ju lajmërojmë që Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’:

🗒️ditën e nesërme,

Swiss Digital Desktop Reklama

🗒️datë 08 Nëntor

Swiss Digital Mobile Reklama

⏰ora 10:00

do të ketë një deklaratë për media në zyrat qëndrore të lëvizjes, mbi mungesën e transparencës nga qeveria mbi marrëveshjen në fjalë, dhe hapat që lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ do të ndjekë në vijim mbi këtë proces.”- përfundon Lapaj.

Burime nga kjo lëvizje politike thonë se do të kërkojnë bashkëpunim dhe bashkërendim me të gjithë partitë dhe organizatat civile për datën e një proteste të madhe qytetare para kryeministrisë, siç ndodhi me armët kimike. Synimi mbetet që kjo marrëveshje të mos realizohet në saj të reagimit popullor.

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?