Adriatik Lapaj takim me shqiptarët në Britani: Do mbledhim 20 mijë firma për votën e Diasporës

Lëvizja ”Shqipëria Bëhet” në turin e takimeve, këtë herë ka zhvilluar një bashkëbisedim në Londër, me komunitetin shqiptar. Pjesëmarrës në këtë bashkëbisedim ishin Adriatik Lapaj, Edlira Çepani, Florjan Binaj dhe Arjan Konomi. Gjatë fjalës së tij, Lapaj u shpreh se është gati draft propozimi ligjor për votën e emigrantëve, ndërsa shtoi se vendimi i Kushtetueses është detyrim. Po ashtu ai tha se do të mbledhin 20 mijë firma në Shqipëri për votën e Diasporës.

”Është shumë e thjeshtë, ka dy mënyra.

1-Ne do hapim pikën tonë këtu të Lëvizjes, strukturën tonë, si në çdo qytet tjetër. Dhe kjo strukturë do zgjerohet në vijimësi me kontakte.

2-Ndërsa në makro, në Shqipëri ka dy rrugë: Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar në vendimin e saj që Parlamenti brenda këtij viti duhet të përmbushë detyrimin që ju të votoni. Ne sapo të kthehemi në Tiranë këtë javë, kemi gati draft propozimin ligjor, për votën e emigrantëve, për ndryshime në kodin zgjedhor. Do e hedhim këtë javë.

Nëse nuk ka reflektim, ne do mbledhim 20 mijë firma në Shqipëri, për votën e Diasporës, për ta çuar si iniciativë ligjore dhe ta detyrojmë parlamenti të shprehet. Nëse as kjo nuk funksionon, ka një rrugë finale. Rruga finale është: ‘Të flisni në telefon me këdo në Shqipëri, e t’i bindni që është koha për të ndryshuar. Dhe nga ana tjetër, vet kur të vijë koha, masivisht, nëpërmjet një eksodi të madh nga Anglia në Shqipëri, të vini të shkundni votën e t’i ndëshkoni nëpërmjet votës. Këtë rrugë do e udhëheqin qytetarët, dhe masiviteti juaj na përcakton çdo hap. Ne e kemi ndarë mendjen për ta çuar deri në fund”,-tha Lapaj.

SHKARKO APP