Adriatik Llalla merret zyrtarisht i pandehur
Politikë E Enjte, 19 Nëntor 2020 15:51
Ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla është zyrtarisht i pandehur për fshehje ose deklarim të rremë të pasurive.
Gjykata i ka hequr sekuestron ndaj pasurive që i janë sekuestruar në vitin 2018, saktësisht 22.050 m² tokë arë në Tiranë dhe një apartament banimi në Durrës me sipërfaqje 67.2 m².
Tashmë Llalla do të jetë në gjyq për akuzën sipas nenit 257/a/2 që dyshohet se e ka kryer tre herë.
KOHA JONË SONDAZH

