Adrola Dushi merr Stemën e Artë të Mirditës (foto)

“Nuk gjej fjalë për të shprehur sa e përulur dhe e emocionuar ndihem. Eshtë një nder dhe privilegj i jashtëzakonshem që sot Mirdita ime me dhuron Stemen e Artë të Bashkisë Mirditë!-shkruan Adrola Dushi.

“Stema e Artë”për Miss Universe Albania, mirditoren e talentuar Adrola Dushi.
Kryetari i bashkisë Ndrec Dedaj, ka nderuar me “Stemën e Artë” një prej ikonave të modelingut shqiptar, mirditoren Adrola Dushi pas një propozimi të Grave të Unionit Mirdita.
Në një ceremoni zyrtare ajo u nderua në prani të një grupi artistësh dhe familjarëve me vlerësimin prestigjioz “Stema e Artë” e Bashkisë Mirditë, znj. Adrola Dushi me motivacionin: “Për kontributin e vyer në fushën e rëndësishme të modelingut shqiptar duke i dhënë emër Shqipërisë në mbarë botën, si për bukurinë dhe për dinjitetin femëror. Që në fëmijërinë e saj, ajo ka spikatur në kontributet për kulturën e Mirditës dhe kudo ku ka marrë pjesë në eventet kombëtare apo ndërkombëtare si përfaqësuese e Shqipërisë, pjesë e rëndësishme e promocionit të saj ka qenë edhe vendlindja, Mirdita”.
Kryebashkiaku Dedaj, u shpreh se një rast i tillë me vokacion të fortë në modelingun botëror, është krenari për Mirditën, ndaj e falenderoi atë për kontributin, por dhe familjen e saj për virtytet më të mira që ka transmetuar tek ajo duke e kthyer në një model për gjeneratën e re jo vetëm të Mirditës ku ajo ka lindur, por në mbarë trojet shqiptare.
Miss Adrola Dushi, u shpreh e emocionuar me shume konsideratë për këtë vlerësim të lartë, duke premtuar se do të punojë gjithnjë ne këtë fushë për Mirditën për të mbështetur dhe të rinj e të reja të tjera nga vendlindja.

SHKARKO APP