
Presidenti Ilir Meta ka komentuar aferën e inceneratorëve, ndërsa buxhetit të shtetit i janë zhvatur mbi 400 mln euro. Për të kjo tregon që vendi qeveriset nga një grup i strukturuar kriminal.
“Mjafton që të shikoni dhe studioni se veç afera e inceneratorëve 400 milion euro, e paguar nga taksapaguesit shqiptarë dhe do kuptoni se çfarë grupi i strukturuar kriminal e qeverisë këtë vend”, u shpreh Meta.