Afera CEZ, demokratët dorëzojnë sot 2 nismat, një në Kuvend, një në Kushtetuese

PD do të dorëzojë sot në Kuvend projektligjin e saj, nëpërmjet të cilit do të kërkojë hetim ndërkombëtar për çështjen e CEZ-­it. Projektligji “Për lejimin e hetimit ndërkombëtar për akuzat e bëra publike për çështjen CEZ” do të vijë në Kuvend si propozimi i Grupit Parlamentar të PD­së, ndërkohë që paralelisht me të përfaqësuesit e opozitës do t’i drejtohen me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e marrëveshjes së qeverisë shqiptare me kompaninë CEZ.

Ekspertët ligjorë në Partinë Demokratike kanë punuar gjatë këtyre ditëve për hartimin e projektligjit që do të përmbajë 14 nene, ku do të përcaktohen mekanizmat sipas të cilave do të bëhet ky hetim. Përfaqësuesit e opozitës kërkojnë nga Kuvendi të miratojë një ligj të posaçëm që të përcaktojë rregulla që të garantojnë hetimin e pavarur me prokurorë të huaj për të hetuar faktet publike në lidhje me akuzat e bëra publike për çështjen e CEZ-­it. HETIMI Ligji parashikon që prokurori i Përgjithshëm të lidhë marrëveshje bashkëpunimi me organet ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose vendeve të Bashkimit Europian për të caktuar prokurorë për të hetuar çështjen e CEZ.

Në nene të veçanta të projektligjit është parashikuar edhe procedura se si do të bëhet këqyrja e provave në lidhje me këtë çështje, thirrja e personave që kanë dijeni dhe që do të dëshmojnë për këtë ngjarje dhe kompetencat që do të kenë prokurorët e huaj në hetim. Pavarësisht dakordësisë që kanë dhënë për hetimin e aferës së CEZ­-it, përfaqësuesit e maxhorancës në marrëveshjen për zgjidhjen me mirëkuptim të kontratës me kompanisë CEZ u kanë dhënë garanci këtyre të fundit në të paktën katër pika që s’do të lejojnë asnjë hetim ndaj tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë fakt, demokratët kanë parashikuar një nen në projektligjin e tyre që çdo dispozitë ligjore që pengon hetimin e aferës CEZ-­it të shfuqizohet. Sipas përfaqësuesve të opozitës, për aq kohë sa garancia është dhënë nga maxhoranca me votë më 31 korrik 2015, shfuqizimi të vijë sërish me votë nga Kuvendi. Kërkesa për hetim ndërkombëtar u kërkua fillimisht në Kuvend nga ish­kryeministri Berisha, ndërkohë që më vonë u mbështet edhe nga kryeparlamentari Ilir Meta/Panorama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?