Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Afganët po lënë atdheun, reporteri i CNN: Europa të përgatitet për një krizë të re

Aktualitet E enjte, 19 Gusht 2021 20:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Çfarë do të ndodh në Afganistan? Do të jenë paqësore talebanët siç premtojnë? Ku do të shkojnë refugjatët afganë? Redaksia e lajmeve nga bota në ”A2cnn”, bisedoi me një prej reporterëve të CNN në terren, pikërisht nga Doha në Katar, aty ku edhe u bë marrëveshja mes talebanëve dhe amerikanëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Rosalba Bejdo, A2CNN: Përshëndetje Sam, të falnderojmë që na bashkohesh. E vlerësojmë shumë. Kanë qenë orë të vështira për popullin e Afganistanit dhe për ju që mbuloni ngjarjet. Si është situata tani në aeroportin e Kabulit dhe rreth qytetit.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 3 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 3 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 4 orësh

Sam Kiley, reporter i CNN: Skena dëshpëruese vijnë nga jashtë aeroportit të Kabulit, ku gjenden qindra e mbase mijëra njerëz. Shumë prej atyre u janë premtuar parajsa të sigurta në vende si Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe e vende të tjera të NATO-s. Gjithashtu, punonjës të Kombeve të Bashkuara që bashkëpunonin me komunitetin ndërkombëtar, duke menduar se po ndërtonin një Afganistan modern, tani po largohen nga vendi, mes frikës për një interpretim mesjetar të Islamit. Në deklaratat e tyre publike, talebanët këmbëngulin se janë modernizuar, janë pjekur, dhe se qytetarët që po përpiqen të arratisen duhet të qëndrojnë për të ndihmuar në rindërtimin e vendit. Ata garantojnë madje, se do të respektojnë të drejtat e grave dhe vajzave e do të lejojnë arsimimin e tyre nga shkolla fillore në atë të lartë. Por, kjo nuk po i bind shumë njerëzit në kryeqytetin Kabul; jo sepse talebanët janë një organizatë, por sepse kanë shumë elementë të saj. Dhe nuk ka garanci se interpretimi modern i ligjit islamik, siç po pretendojnë, do të reflektohet në terren. Skena kaotike me të shtëna janë parë në Ditën Kombëtare të Afganistanit, në Xhalalabad, në lindje të vendit, dhe po ashtu qyteti i Khost është vënë nën shtetrrethim nga talebanët. Megjithatë, talebanët kanë lëshuar deklarata se përdorimi i flamurit kombëtar nuk duhet ndaluar nga pjesëtarët e tyre, pasi disa prej luftëtarëve janë akuzuar se kanë sulmuar qytetarët e thjeshtë për valvitjen e flamurit kombëtar në Ditën e Pavarësisë. Është një panoramë shumë e ndërlikuar dhe kjo po shkakton tensione të mëdha dhe evakuime masive këtu në Doha.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rosalba Bejdo, A2CNN: Kemi parë që CNN është një prej të paktave media që raporton nga Kabuli i talebanëve. A mund të na thoni se si ka ndryshuar jeta atje, jo vetëm për gratë apo qytetarët, por edhe gazetarët?

Sam Kiley, reporter i CNN: Unë nuk kam qenë atje, por kanë qenë kolegët e mi, Clarisa Ward dhe Nick Paton. Clarisa pati një ditë shumë të tensionuar dje, me përshkallëzim dramatik. Teksa mbulonte ngjarjet pranë aeroportit të Kabulit, pati një përballje, por jo konfronim me talebanë të nivelit të ulët. Megjithata, ata i lejuan të xhironin më pas, kur u informuan se CNN kishte leje për ta bërë këtë. Talebanët duan të japin përshtypjen se po i mirëpresin gazetarët e huaj, por fjalët e tyre shihen me dyshim dhe bien ndesh me veprat sa i përket respektimit të të drejtave të grave, të drejtave të gazetarëve, interpretimit të Sheriatit, struktura e ardhshme e skenës politike atje nën ombrellën e Sheriatit. Se si do ta intepretojnë ata ligjin islamik është diçka kritike. A do të kthehen në intepretimin mesjetar të kohës kur fillimisht udhëhiqnin mes 1996 dhe 2001, apo kanë ndërmend të modernizohen… Ekspertë me të cilët kam folur këtu në Doha, të përfshirë fuqishëm në negociatat e paqes mes talebanëve dhe qeverisë afgane, sinjalizojnë se në një periudhë afatshkurtër apo afatmesme, nësë talebanët shohin se po inkorporohen në komunitetin ndërkombëtar, nëse trajtohen me një lloj respekti nga komuniteti ndërkombëtar, mund të tregohen të moderuar në aspektin e lirive për popullin afgan. Por, nëse gjithçka do të shkojë në drejtimin e gabuar, ka shqetësime reale se talebanët mund t’i rikthehen interpretimit strikt të ligjit islamik.

Rosalba Bejdo, A2CNN: Shqipëria është një nder vendet që ka pranuar kërkesën e SHBA për të strehuar disa afganë. Avioni i parë duhej të kishte mbërritur, por për shkak të kaosit, ka vonesa. A keni ndonjë informacion për operacionin apo procedurat?

Sam Kiley, reporter i CNN: Operacioni po vazhdon. Ka vende nga e gjithë bota, të cilat po përpiqen të evakuojnë njerëz që kanë punuar me ta, nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, vende të NATO-s dhe Bashkimit Europian. Ka gjithashtu presion në rritje për gjetjen e vendstrehimeve të këtyre shtetasve afganë. Ka dhe shtete që në të kaluarën nuk kanë qenë mikpritëse ndaj refugjatëve, si Britania e Madhe, e cila njoftoi ditën e djeshme se do të pranojë 5 mijë njerëz të tjerë nga Afganistani. Për momentin, fokusi është të ndihmohen njerëzit që frikësohen për jetën e tyre për shkak të lidhjeve me ata që talebanët i konsiderojnë si forca pushtuese, apo qeveri e entitete jashtë vendit me të cilat kanë bashkëpunuar përgjatë 20 viteve të fundit. Megjithatë, ende nuk mund të flitet për një lëvizje masive të refugjatëve drejt vendeve si Turqia, e më pas pjesa tjetër e Europës. Duhet thënë se shtetet në kontinentin europian do ta kenë vërtet të vështirë të reagojnë nëse e gjithë kjo do të degjenerojë në kaos dhe do të ketë një lëvizje masive të refugjatëve. Do të duhet kohë që ata të mbërrijnë fizikisht në kufijtë e Europës. Megjithatë, ajo që po ndodh në Kabul aktualisht, ushqen frikën se gjithçka do të mbyllet me kolaps në Afganistan dhe gjithashtu një krizë tjetër refugjatësh.

Etiketat e lidhura

afganëEUrefugeetalebanë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

2 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.