Ambasador Agim Nesho: Po prishet thelbi i aleancës Rama-Vuçiç

Diplomati i njohur, Agim Nesho, i ftuar në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV, komentoi për Juli Krisafin sulmet që po i bëhen kreut të opozitës nga Edi Rama dhe mediat e tij.

Ai tha se të gjitha këto janë projekte të Serbisë. Për këtë qëllim, Edi Rama po krijon situata të paqena.

Gjithë kjo periudhë, me ngjarjet e fundit në Kosovë, me arrestimin e liderëve të UÇK, kanë qenë projekte të vazhdueshme të Serbisë për të arritur qëllimin e saj për një zgjidhje të re politike në Kosovë. Politika e serbëve vitet e fundit ishte për një aleancë me shqiptarët, por kundër Kosovës. Këtë skemë e arriti Aleksandër Vuçiç me përkrahjen e liderëve lokalë si zoti Edi Rama,”- tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se këto akuza të paqena që hidhen ndaj Bashës dëmtojnë edhe drejtuesit e UÇK që janë në Hagë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E para, e dëmton sepse tregon se shqiptarët kanë mosmarrëveshje mes tyre. Atë tezë që ideologët serbë e kanë përdorur se shqiptarët nuk janë të aftë që të ndërtojnë shtetin e tyre. Nga ana tjetër, ajo që na intereson janë çështja e varianteve të reja për të limituar fuqinë e shqiptarëve në rajon sic është Minishengeni,” tha Nesho.

Sipas tij, me ndryshimin e ekuilibrave botërore, sidomos në Uashington, por edhe me ndryshimet në situatat e brendshme, po prishet thelbi i aleancës mes Ramës dhe Vuçiç.

“Serbisë i duhen partnerët e saj për të vazhduar politikën e saj agresive dhe dominuese në Ballkan. Prandaj edhe sulmet e tanishme nuk duhet t’i shikojmë si një rastësi. Po prishet ai që është thelbi i aleancës, pasi po shohim se po ndryshon edhe situata botërore, por edhe situatat e brendshme lokale,” tha ai.

“Sulmi ndaj zotit Basha është një reflektim i mundësisë së ndryshimit të pozicioneve. Unë mendoj se këto sulme duhen shpërfillur,” tha Nesho.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?