Agjencia që vlerësoi audiopërgjimin, Ristani ironizon Ramën: E pagoi nga rroga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për agjencinë që mori për të vlerësuar audio-përgjimin e publikuar nga demokratët, ku implikohet Agron Xhafaj.

Përmes një statusi në “Facebook”, Ristani me ironi theksoi se Rama ka paguar nga rroga e vet agjencinë, por nuk e tregon emrin e saj. Mes të tjerash demokrati pohoi se Rama ka filluar të flasë përçartë.

REAGIMI I RISTANIT
Rama me qesharak se kurre.
E ka derguar audjoregjistrimin ne nje agjensi te specializuar, duke e paguar nga leket e rroges se vet, por nuk pranon te tregoje per publikun, emrin e agjensise.
Ka filluar te flase ashtu si vizaton, percart.
I rrethuar me trafikant droge dhe hajdute me cizme, ky i marre eshte fatkeqsi e ketij vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?