Agjencia Reuters: Shqipëria miraton ligjin kundër shpifjeve pavarësisht protestës së mediave

Agjencia e njohur Reuters i ka kushtuar një shkrim “paketës antishpifje” të miratuar ditën e djeshme nga Parlamenti i Shqipërisë.

Lexoni më poshtë artikullin e plotë të Agjencisë Reuters: 

Parlamenti i Shqipërisë të mërkurën miratoi një paketë anti-shpifje të kritikuar nga gazetarët dhe Këshilli i Evropës si një përpjekje për të trazuar median, ndërkohë qeveria u justifikua duke thënë se po rregullonte “një xhungël dezinformimesh dhe urrejtjeje”.

Parlamenti rregulloi dy ligje për të fuqizuar Autoritetin e Mediave Audio-vizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare për të dëgjuar ankesat për portalet dhe vendosjen e gjobave deri në 1 milion lekë (9,013.88 dollarë) në mënyrë që të pezullojë veprimtarinë e tyre.

Gazetarët, të cilët protestuan të veshur me shaje të zeza jashtë parlamentit, thanë që masat ishin të barabarta me censurim.

Dhjetëra organizata mediatike e dënuan ligjin dhe thanë se ata do të fillojnë një fushatë informative që do të synonte heqjen apo shfuqizimin e atyre ligjeve me proces gjyqësor.

“Ne u bëjmë thirrje gazetarëve që të vazhdojnë të punojnë duke raportuar me vërtetësi, saktësi  dhe të mos kenë frikë nga ekzistenca e këtyre ligjeve regresive,” thanë organizatat e mediave në një deklaratë.

Paketa ishte menduar fillimisht për të mbuluar rreth 700 deri 800 portale në internet që kanë dalë gjatë dekadës së fundit, por kjo paketë mund të zbatohet edhe për televizionet, sipas ndryshimeve të minutës së fundit.

“Ky ligj thotë: Nëse nuk na pëlqen lajmet tuaja, ne mund t’u mbyllim dhe t’u gjobisim”, tha gazetari Enton Abilekaj.

Kryeministri Edi Rama i komunikoi parlamentit masën që synonte të ndalonte lajmet e rreme ose shpifjet pasi sipas tij janë cënuese.

“Ligji nuk shkeli aspak të drejtën e fjalës së lirë dhe mendimit, por u riktheu dinjitetin të shpifurve”-, shtoi Rama.

“Kjo është një xhungël që zhvat para djathtas dhe majtas. Një xhungël që prodhon urrejtje, keqinformim dhe dëshpërim,” u shpreh kryeministri Rama.

Dunja Mijatovic, Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, tha se ligjet kishin nevojë urgjente për përmirësime.

“Kompetencat që i janë dhënë AMA-së, mundësia e gjobave të tepërta dhe bllokimi i faqeve të internetit të mediave pa ndonjë vendim gjyqësor “mund të sjellë një goditje të fortë për lirinë e shprehjes dhe median”. Disa dispozita në të vërtetë nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane të të drejtave të njeriut të cilat mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave,” tha ajo.

Linku origjinal https://www.reuters.com/article/us-albania-media-law/albania-passes-anti-slander-law-despite-media-protest-calling-it-censorship-idUSKBN1YM2HS

Përktheu Koha Jonë 

SHKARKO APP