FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Agron Duka: Basha mund të tërhiqet nga qeveria teknike

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, në një intervistë për TemA TV është shprehur se kreu i PD-së, Lulzim Basha mund të tërhiqet nga kushti i qeverisë teknike.

“Lulzim Basha mund të tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike me disa lëshime që mund të krijojnë premisa për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Edhe në kohën që po flasim ne këtu ka shkëmbime telefonatash, mesazhesh apo takime mes palëve, pasi janë momente shume kritike, që mund të sjellin një situatë pozitive për të gjithë, ose anasjelltas. Ata njerëz përveç të tjerash mbajnë edhe përgjegjësinë kryesore, dhe duke qenë kështu, gjatë gjithë kohës mundohen të zgjidhin problemet”, tha ai.

Aleati i Bashës është shprehur gjithashtu edhe në lidhje me protestën që ka paralajmëruar PD-ja me 7 maj ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme në Kavajë. Ai tha se do të marrë pjesë por nuk do tu kërkojë mbështetësve që të marrin pjesë me patjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sa i përket protestës në Kavajë, nuk i bëj thirrje me posesivitet anëtarëve që të marrin me patjetër pjesë në këtë tubim, por gjithsecili që e mendon se duhet të jetë atje për një kauzë të caktuar apo zgjedhje të lira dhe të ndershme, le të bashkohet. Unë sapo ju thashë se ne jemi në një situatë jo të zakonshme, dhe në një përpjekje të ethshme që të gjitha forcat politike të marrin pjesë, nëse është e mundur, në zgjedhjet e 18 qershorit”, tha Duka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?