Agron Gjekmarkaj: Duhet futur në Kushtetutë për qeveri teknike para zgjedhjeve politike

Nënkryetari i PD-së, deputeti Agron Gjekmarkaj, shprehet se çështja e vulës dhe logos së PD po mbahet peng nga gjykata. Ai tha se Gjykata duhet të jepte vendimin prej kohësh pasi kjo situatë favorizon vetëm mazhorancën.

Sa i përket aksionit disa mujor të opozitës, Gjekmarkaj tha se ai përfundoi me zgjidhjen e kërkesave të pakicës parlamentare si edhe me njohjen e “opozitës së vërtetë” nga aleatët ndërkombëtarë.

“PD duhet të punojë për të futur në Kushtetutë qeverinë teknike para zgjedhjeve, ku besimi mes palëve është masakruar pas përdorimit të krimit për të mundur opozitën. Shqipëria e ka jetike këtë. Nuk do ta arrijmë me luftë, por do kontribuojmë që shoqëria të bëjë presion dhe të kërkojmë kuptim nga aleatët ndërkombëtare për të arritur një qeveri teknike, jo vetëm për këto zgjedhje, por në fundin e çdo mandati”, u shpreh Gjekmarkaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?