Agron Gjekmarkaj: Duhet të ikë Rama dhe të rrinë shqiptarët
Nga Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i PD-
Opozita ka qënë me e rrezikuar se kurrë. Nën agresion nga të gjitha anët. Asnjëherë, asnjë opozitë nuk ka pasur kaq shumë armiq, por kurrë si kësaj here, Partia Demokratika ia ka dalë të emancipojë veten duke u bashkuar.
Ne jemi partia e pluralizimit, por themeluesi i tij është burgosur, ne jemi partia e lirisë, por liria është cënuar sepse Kushtetuta është dhunuar për të burgosur Berishën, ne jemi partia e ekonomisë së tregut, por tregu është zaptuar nga 4-5 oligarkë. Ne jemi partia e NATO-s dhe partia e lëvizjes së lirë, por sot Shqipëria shkretohet nga ikjet dhe varfëria, integrimi është ndalur. Ne jemi partia e infrastukturës moderne, po shikojeni Rrugën e Arbërit si pelhura e penelopes nuk mbaron kurrë, paçka se i priten shiritet herë pas here.Ndërsa tuneli i Llogarasë për të shkuar tek vilat e ministrave po mbaron në një kohë rekord.
Prej 12 vitesh Shqipëria po humbet institucionet, po ndryshon nga një shtet demokratik në një vilajet. Në krye është një pasha që ka një oborr, dhe në oborr ka vetëm shërbëtorë lepe peqe që rendin si komisarë të korrupsionit.
Nuk ka institucione që dikush të thotë ndal. Thuhet që në Shqipëri po vijnë turistë, e vërtetë por vijnë të shohin si një qeveri dëbon një popull. Unë jam i sigurtë që do ketë më shumë turistë për të parë si një popull do të dëbojë një qeveri. Kjo do të ndodhë shumë shpejt.
Në betejat që po afrojnë, do të fitojmë dhe do marrim lajmin e fitores nga Dibra në gjithë Shqipërinë. Duhet të ikë Rama dhe të rrinë shqiptarët.


KOHA JONË SONDAZH

