Agron Gjekmarkaj: Fatos Nano, rikthimi si karikaturë

Nga Agron Gjekmarkaj

Pas 10 vitesh heshtje të përballuara me gajret Fatos Nano foli! Për të shkuarën foli dhe kur flet vetëm për të i bie që pesha në të tashmen në kohën e vërtetë si e quajnë ruset “ nastajashcjeje vremja” është e vogel, tejet e vogël!

U shfaq në emisionin e mirënjohur “Opinion” të Blendi Fevziut me mjekër dhe flokë të lyer me bojë të mirë por i ri nuk dukej më në asgjë! Edhe gromësimat i kishte të lodhura e të rrafshta, cinizmin si shpatë pa teh dhe tehu ishte shndërruar në krëhër për mjekrën e Edi Ramës!

Swiss Digital Desktop Reklama

Koha e gjatë e mosshfaqjes na kishte bërë disi nostalgjikë. Ky vendi ynē i rrotullon gjërat aq shumë e shpejt se paaftësia për seriozitet merret për liberalizëm, shitjet e posteve si ikje me vullnet, ikjet e detyruara nga zyra si tolerancë, dekadenca e banaliteti si formë demokracie, etja për xhin si shije për jetën, zhgrryerjet në buzuk kur pllakos tragjedia e vdekjeve si jetë e shijuar!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ato që na u imponuan si elita të dala nga komunizmi në planin etik bartin shumica, të gjitha veset e “njeriut të ri “ sidomos atë me themeloren përshtatjen me pushtetin, uljen e kurrizit, dëbimin e krenarisë, përfitimet ndaj tij deri në grahmën e fundit të pashqetësuar nga mungesa e koherencës!

Që Fatos Nano kthehet në kohë fushatë e bën përpjekje të ndihmojë ish-partinë që ka drejtuar për 15 vjet e pasardhësin në drejtim në dukje ngjan e fisme!

Por kjo nuk pat ndodhur në vitin 2007 kur u mbyll me Sali Berishën në Pallatin e Zogut për ti bërë presion Edi Ramës që të futej në zgjedhjet lokale e kur ato ndodhen në krah të të ndjerit Sokol Olldashi e nxorri kokën në një mejhane kryeqytetase!

Desh të bëhej President atij vakti po Rama ia preu drutë shkurt dhe as e përcolli kur nga kulla e PS doli i shoqëruar me Ilirin!

Më herët po edhe asokohe i qarkulloi akuzat se Rama “shiste ikona të vjedhura” që rrinte me “thonj të pa prerë” e plot ojna sarkastike! Mbrëmë sulmoi Ilir Metën megjithëse diku nga 2009 i buzëqeshur i pat bërë shoferin duke ia pranuar syshkeljet!

Fatos Nano ka qenë i burgosur dhe përceptimi është që ajo kohe mbeti një njollë për demokracinë shqiptare dhe për pushtetin e Sali Berishës të atyre viteve dhe për këtë ai u dënua jo vetëm elektoralisht por edhe me revolta në vitin 1997.

Më vonë Nano akuzoi më shumë të vetët për ketë fat të keq sesa ish-Presidentin me të cilin bashkëpunoi dhe ia pranoi të gjitha favoret në periudhën e dytë të rikthimit në pushtet gjatē 2005-2013.

Mbreme u viktimizua në funksion të qëllimit për ti shërbyer Ramës i cili me gjasë do ta caktojë përgjegjës së qëndres së votimit në Farkë!!

Në këtë frymë bashkëpunimi me Berishën, Nano as shitej as blihej por ngjante i marrë me qera!

Kesisoj as në 2013 e as në 2017 nuk shpenzoi një fjalë të mirë për Edi Ramën dhe qeverisjen e tij i cili nuk ia kursente thumbat me zogëzat e këndesët e vet!

Ish-Kryeministri atje në mes të Vjenës ndoshta duke administruar ndonjë akçihane nuk merzitej shumë përsa ndonjë kanal optimizmi nga Tirana mbetej ende i hapur! Teksa sulmonte Sali Berishën tha një te vërtetë që në politikë të mban vota por harroi teksa kujtonte motet e shkuara të na përsëriste që Berisha e mundi disa herë pikërisht me vota e me to e nxorri në pension vetem 53 vjeç!

Ashtu në inat e sipër iku me një valixhe ndër duar që e kishte lidhur pas dore si të ishin kode bërthamore e jo letra e të linjëta! Nejse mënyra sesi Rama qeveris na nxiti jo pak në krahasim dhe më pak e keqja na dukej ku e ku më e mirë ! Por jo vetë Nano lëvdoi në gjithçka Edi Ramën, për mënyrën si qeveris për njerëzit me të cilët qeveris! Oh ka ndërrue stina e mota do thoshte Fishta!

Dikur Edi Rama i dërgonte letra plot patos, komplimenta e servilizëm bajat duke e konsideruar gjeni e lider të madh, duke i kërkuar falje se nëse të gjitha ato që thotë nuk janë diamant sepaku tunxh do jenë!

Mbrëmë që nata e hakmarrjes se Edi Ramës tek e pa Fatos Nanon që të tilla letra t’ia bënte publikisht, ta admironte, ta mbronte, ta justIkonte sikur dikush nga shpia i fliste me kufje në vesh, vazhdo kështu se na duhet ca leje ndërtimi, përbaltu, sfilitu, vuaj se gëzimi që na pret do jetë shpagues!

Në 2018 djali i Fatos Nanos u emërua drejtor i një agjensie të rendesishme! Dihet si dhe pse Edi Rama i ben të tilla emërime paçka se në parim kushdo ka të drejtë të bëje karriere e cila në këtë vend sot kalon vetëm nëpërmjet një njeriu që po si ofrove mbështetje s’te jep asgjë!

Nano i cili dikur pretendonte se nga pas i shkon historia tani ngjan ta ndjeke vetëm refreni i një kënge “për ca shetitje në makinë e humbë rininë”!

Shqipëria është vendi më interesant në botë, ajo të jep mundesinë të turperohesh sa herë të kesh qejf duke të dhënë vëmendje!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?