Agron Gjekmarkaj: Kukullat e Ramës nuk duan ballafaqim me opozitën
Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, ka folur për mediat pasi doli nga Komisioni i Medias, ku pati sërish përplasje mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës për zhvillimin e mbledhjes online apo fizikisht.
Opozita kërkon të jetë e pranishme fizikisht, ndërsa mazhoranca kërkon që komisionet të zhvillohen online.
Gjermarkaj tha se mazhoranca kërkon që të shmangë ballafaqimin me opozitën dhe siguroi se do të jenë aty çdo ditë për betejë me qeverinë.
“Nuk do ballafaqimin e opozitës. Kukullat e Edi Ramës nuk duan të diskutojnë për arsimin, nuk duan të flasin për shkollat që mbyllen, për 2 orë mësim në ditë në shkollat shqiptare. Duan shumë gjëra që të mos i diskutojnë. I leverdis që të shmangë çdo debat, opozita është për të mbrojtur ligjet, nuk lutet, opozita nuk është e vogël. Do të jemi këtu në betejë të përditshme, betejë me qeverinë. Komisioni nuk u konstituua sepse opozita u paraqit normalisht, ata të mazhorancës kanë urdhër të mos vijnë”,- tha Gjekmarkaj.