FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Agron Gjekmarkaj, mazhorancës: Zgjidhni President një personalitet socialist, jo një askush

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj i bëri thirrje maxhorancës që të zgjedhë një President politik, meqenëse tashmë ajo ka mundësinë ta zgjedhë me votat e saj kreun e ri të shtetit.

Ju mund të mbanit qëndrime ndaj grupeve të caktuara të opozitës, por keni deyrimin etik të respektoni gjysmën e Shqipërisë që ka votuar opozitën në këtë parlament. Po flitet për opozitën sikur humbi një shans për të pasur një president, në fakt opozita asnjëherë nuk ka pasur një ofertë reale për të zgjedhur Presidentin e Republikës. Ju tashmë keni hyrë në fazën e zgjedhjes së Presidentit për ta zgjedhur vetë, nuk i keni ofruar asgjë opozitës sepse ia ofron Kushtetuta, jo ju”, tha Gjekmarkaj.

“Kam frikë që Presidneti do vijë nga askundi për të qenë askushi. Jam i bindur se PS ka pafund personalitete që i kanë shërbyer vendit. Meqenëse po merrni këtë përgjegjësi për të zgjedhur, keni një mbingarkesë pushteti piramidal. Ishte një mundësi për të krijuar një nisje të re, nuk kam pasur besim se do ndodhte, por shpresë duhet të ketë çdokush. Meqenëse po shkoni drejt zgjedhjes ashtu siç deshët, mos lejoni që në krye të shtetit shqiptar të zgjidhet një askush. Të jetë një personalitet politik i PS-së që ne ta gjykojmë si të tillë”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?