Agron Gjekmarkaj: Nuk shkoj në mbledhjen e grupit parlamentar sepse nuk ulem në të njëjtën tryezë me Berishën

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, tregon arsyet pse nuk ka shkuar në mbledhjet e grupit parkamentar të Partisë demokratike.

Në një intervistë për TCH, Gjekmarkaj thotë se për sa kohë Sali Berisha do jetë pjesë e tryezës, ai s’do të shkojë në asnjë mbledhje grupi.

Nuk kam shkuar në grup se e kam shumë të freskët ditën e 8 janarit që mund të ishte një ditë tragjike. Tani e shoh si një pushtim dhe uzurpim të PD. Nuk kam dashur që me prezencën time të legjitimoj këtë uzurpim. Unë nuk do të jem kurrë një deputet i Sali Berishës, do jem deputet i Lezhës dhe i PD në mënyrë që kjo parti të kthehet te vlerat perëndimore dhe miqësia me SHBA“, tha Gjekmarkaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?