Agron Gjekmarkaj: PD dhe Basha e kanë lexuar Shqipërinë dhe brengat e saj! Vendi do normalitet
Kandidati për deputet i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka bërë një analizë të fushatës së deritanishme elektorale nga ana e kryedemokratit Lulzim Basha.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Gjekmarkaj thekson se Basha është kryeministri i Shqipërisë, ndërsa theksoi se ai po bën një fushatë njerëzore ku si bazë ka komunikimin.
“PD dhe Basha e kanë lexuar Shqiperine dhe brengat e saj ! Shqiperia kerkon normalitet brenda se cilit rri dinjiteti i demokracisë dhe mirqenies, Integrimit dhe jo shpullimit ! Mijera qytetare që presin Lulzim Bashen këtë duan prej tij dhe ai këtë po ju afron Kryeministrin normal të një Shqiperie normale !”, thuhet mes të tjerash në reagimin e kandidatit të PD-së.
MESAZHI I GJEKMARKAJT
Lulzim Basha Kryeministri i Shqipërisë normale !
Lulzim Basha po bën një fushatë njerëzore me humanizmin si bazë komunikimi ! Pas një opozite të veshtirë gjatë se ciles është pjekur si politikan e lider permes vendimesh historike ai sot po shfaqet si interpret e zedhenes i popullit të tij ! Lulzim Basha po flet për Shqiperinë e pas 25 Prillit e cila duhet të jetë ndryshe nga ç’ është sot ,duhet të jetë normale ! E çfarë do të thote normalitet? Në krye të puneve të vendit të jete një person i cili sundohet nga arsyeja dhe modestia, nga etika dhe respekti e jo nga bulizmi, deliri dhe bindja qe je Zoti mbi tokë siç pretendon Edi Rama! Një njeri që beson tek familja e tij që e mbron atë për të mbrojtur familjet tona ! Normalitet do të thotë të qeverisesh me qytetaret e ndershem e per ta dhe jo per banditet e vetem per ta e mbi të gjitha per veten me skoten e froten rrethuese. Normalitet do të thotë të besh zgjedhje të lira e të ndershme e jo një partiake si ato të 30 Qershorit të para dy viteve e sidomos të mos blesh voten me parate e tërmetit, me vaksina që blihen me parate tona ! Normalitet do të thotë që paranë publike ta shperndash për të mira publike dhe jo për klientet e pushtetit për ta ndarë me pushtetin ! Normalitet do të thotë që në ara të mbledhesh grure e miser e jo kanabis ! Normalitet do të thotë që varferia të të mos jetë guri i perjetshem në qafen e shqiptarve i cili si le të ngrenë koken ! Normalitet do të thotë që banaliteti mos të të jetë triumfues në zyrat e shtetit ! Normalitet do të thotë të degjosh zerin e dijes dhe jo atë të “intelektualve” të hurit dhe litarit ! Normalitet do të thotë të mos diskriminish krahina për bindje politike’ Normalitet do të thotë të rrisesh rroga e pensione, do të thotë të ulesh borxhin e të nxisesh ekonomine e sidomos ta ristrukturish atë që të mos falimentojë shteti! Normalitet do të thotë që në Europë të mos shkosh emigrant por qytetar i integruar i saj me Shqiperinë anetare në të pas shume deshtimesh ! Normaitet do të thotë të mos kaprsh drejtesinë por ta lesh atë të lirë ! Normalitet do të thotë të mos i zgjedhesh bashkëpunetoret se ju di veset e keqia, vjedhjet, lidhjet me krimin por per cv e tyre, virtytet dhe besimin qe gezojnë në komunitet ! Normalitet do të thotë të mos linçosh e kercenosh gazetaret e mediat por ti respektosh ata në pavaresinë e tyre! Normalitet do të thotë që e drejta të mos kerkohet si favor që matrahuli e shakllabani mos të zënë zyrat e shtetit por e drejta te kerkohet me krenarinë legjitime dhe qytetaret e ndershem e të shkolluar të drejtojnë punet ! Lulzim Basha ndonese i shkolluar në perendim ndonese i ka lënë disa gjurme të rendesishme në sukseset e Shqiperisë , në infrastrukturë, në levizjen e lirë në hyrjen në Nato ai po shfaqet modest , i menduar, i matur sepse e di që Shqiperia e ka rreshqitur nga normaliteti se ajo me Edi Ramen është kthyer në një Republike stresi e ankthi sepse Rama mbi të gjitha ka sulmuar në këtë vend dialektiken e normales duke ju hapur rruge anomalive, duke i kthyer ato në norme e standart ! PD dhe Basha e kanë lexuar Shqiperine dhe brengat e saj ! Shqiperia kerkon normalitet brenda se cilit rri dinjiteti i demokracisë dhe mirqenies, Integrimit dhe jo shpullimit ! Mijera qytetare që presin Lulzim Bashen këtë duan prej tij dhe ai këtë po ju afron Kryeministrin normal të një Shqiperie normale !